Big Mama ka qenë personazhi i radhës që është përballur me pyetjet ngacmuese të Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”.
E pyetur nga Doçi nëse Donaldi dhe Iliri janë meshkujt për të cilët ka fantazuar, pasi i puthi në buzë, Big Mama me batutë tha se ‘po’, por jo për Donaldin, por Romeon. Atë “ëndërronte seksualisht”.
Ronaldo: Kemi disa foto personazhesh të famshëm shqiptarë, ku ti do të zgjedhësh që fotot e tyre ti vendosësh pranë zemrës, ti hedhësh pas apo ti bësh copa copa. Gati, Dafina Zeqiri?
Big Mama: Dafinën unë e vendos në zemër, por edhe në ballë. Është diva. Krejt shoqet më ke nxjerr. Dafi kiss.
Ronaldo: Marina Vjollca?
Big Mama: Marinës, po unë Marinës ia ha zemrën dhe shpirtin. Edhe këtë zemër e kam, puthje.
Ronaldo: Të gjitha me puthje, avash. Donald Veshaj?
Big Mama: Donaldi a Romeo sepse këto i ngatërroj.
Ronaldo: Donaldi.
Big Mama: Donaldit i jap një puthje në buzë. Donald të kam shpirt.
Ronaldo: I paska të gjithë me puthje, por prit. Ilir Shaqiri?
Big Mama: Edhe Ilirin e puth në buzë, e kam në zemër. Gocat do ti puth në ballë, burrat në buzë.
Erjola Doçi: Mos janë këta ata personazhet me të cilët ke fantazuar?
Big Mama: Po, por Donaldin jo. Romeon po, e ëndërroj seksualisht.
Erjola Doçi: Uaa….
Top Channel