10 C
New York
May 20, 2025
DardaniaNews
EkonomiLajme nga Bota

Bill Gates do ta japë gati tërë pasurinë për bamirësi, 200 miliardë për të varfrit

Miliarderi amerikan, Bill Gates, u zotua të enjten se do ta japë gati tërë pasurinë e tij personale gjatë dy dekadave të ardhshme dhe se më të varfrit e botës do të marrin rreth 200 miliardë dollar përmes fondacioneve të tij në kohën kur qeveritë në mbarë botën po i pakësojnë ndihmat ndërkombëtare.

Bashkëthemeluesi i gjigantit “Microsoft” tha se ai do t’i përshpejtojë planet për ta shpërndarë pasurinë e tij dhe për ta mbyllur Fondacionin Gates më 31 dhjetor 2045, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua, kur të vdes, por unë jam i vendosur që fjalët “ai vdiq i pasur” të mos jenë disa nga to” – shkroi Gates në uebfaqen e tij.

“Ka shumë probleme urgjente për t’u zgjidhur që unë t’i mbaj burimet të cilat do të mund të përdoreshin për t’i ndihmuar njerëzit” – shtoi ai.

Në një referencë të tërthortë ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për pakësimin e ndihmave nga dhuruesja më e madhe në botë, ShBA-ja, Gates than ë deklaratë se dëshiron që ta ndalë vdekjen e foshnjave të porsalindura, fëmijëve e nënave nga shkaqe të parandalueshme, t’u japë fund sëmindjeve si malaria e fruthi dhe ta zvogëlojë varfërinë.

“Është e paqartë nëse shtetet më të pasura në botë do të vazhdojë të qëndrojnë për njerëzit më të varfër të saj” – shtoi amerikani, duke e përmendur zvogëlimin e ndihmave nga dhurues të rëndësishëm, përfshirë Francën e Britaninë

Related posts

Harroi kamerën hapur: Deputeti i martuar, momente intime me sekretaren gjatë sesionit parlamentar

dardanianews

Vjen një lajm i mirë nga Trusti!

dardanianews

Top Channel/ “Thjesht, zbatuam urdhrat”: Pilotët rusë luten për mëshirë pas kapjes nga ukrainasit

dardanianews