14.9 C
New York
May 30, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

Bled Mane: Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në kujtesën e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Dy nga banorët më të komentuar, padiskutim që kanë qenë Bled Mane dhe Nita Latifi. Dyshja madje patën një afrimitet me njëri-tjetrin, dhe u duk se mund të niste një raport mes tyre. Kujtojmë madje se në një dasmë të organizuar brenda “BBV”, Nita zgjodhi ta ndërrojë dhëndrin, duke i thënë ‘jo’ Beatit për të zgjedhur Bledin. Madje ajo në BBV Radio është shprehur si më poshtë.

”Bledi ka qenë një nga personat që jemi përputhur në disa mendime. Disa mendime tona janë të ngjashme sa i përket lojës, më ka impresioniuar mënyra si i ka përfshirë të gjitha në disa biseda, më ka përfshirë dhe mua. E kam vlerësuar për këtë fakt, nuk e bllokoj veten të mos kem pëlqim për ditë këtu në shtëpi. Personaliteti i tij në shtëpi më pëlqen. U ndjeva mirë sepse një person që të pëlqen si personalitet, hap mundësitë e tua për të njohur atë person. Unë jam në atë fazë. Jemi në atë pikën që dashurohesh me mendimet e dikujt, mënyrën si flet”, ka thënë Nita.

Ndërkohë, ngacmimet nuk kanë munguar mes dyshes, që pas daljes nga “BBV”, me Bledin që ka bërë një postim në Instagram vetëm pak më parë.

”Unë më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… #prayForNita”.

Related posts

Kaq seksi nuk e keni parë Rihannan

dardanianews

Kush është seksisti në Kuvendin e Kosovës

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Edhe 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon numri në 13 të prekur Nga

dardanianews