17.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Bleona Qereti pjesë e Big Brother VIP Albania 3?

Kanë mbetur më pak se një muaj nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” dhe tashmë disa emra të konkurrentëve kanë nisur që të bëhen publikë.

Sipas “Panorama”, një emër që nuk ishte zbuluar deri më tani është pikërisht ai i Bleona Qeretit.

Këngëtarja, e cila prej vitesh po tenton famën ndërkombëtare, duket se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij edicioni.

Foto: Bleona/Instagram

Nga burimeve të medias në Shqipëri, kemi mundur të mësojmë se Bleona do të jetë konkurrente në këtë format. Prej disa kohësh, këngëtarja ka qenë disi më e distancuar nga skena e muzikës. Por, duket se gjithçka paska shërbyer për rikthimin e saj në këtë format.

Foto: Bleona/Instagram

Mbetet për t’u parë sesi do të vijë artistja në këtë format, por mbi të gjitha, se çfarë strategjie do të ndjekë, tashmë që për herë të parë do të jetë në një format “reality”.

Theksojmë që emra të tjerë që përfliten se do të jenë pjesë e BBVA 3 janë: Olsi Bylyku, Roza Lati, Adelina Tahiri, Romeo Veshaj, Albi Nako.

Related posts

“Ishte me kancer” – Robert Berisha e thotë sërish se nëna e tyre nuk u trajtua mirë nga Tuna

dardanianews

Noizy publikon bisedat private me Loredanën

dardanianews

Linda fotografohet nga pas, ‘tranon’ ndjekësit me të pasmet e mëdha

dardanianews