10.6 C
New York
June 1, 2025
DardaniaNews
FeaturedSport

Borussia Dortmund dhe Real Madrid krenohen me të rinjtë më të vlefshëm – Sancho e Haaland kryesojnë listën

Borussia Dortmund dhe Real Madrid, njihen për afrimin e yjeve të rinj në kubet e tyre, por edhe zbulimin e talenteve nga akademia.

Dy klbet aktualisht kanë në gjirin e tyre disa nga talentet kryesore të futbollit dhe të dhëna për ta janë të jashtëzakonshme.

Klubet gjermane dhe spanjolle janë më lartë, kur bëhet fjalë për të rinjtë më të vlefshëm në futboll aktualisht.

Sipas një raporti CIES Football, lojtarët më të vlefshëm të lindur në ose pas vitit 2000 janë Jadon Sancho (198.5 milionë euro), Erling Haaland (101 milionë euro), Rodrygo Goes (88.9 milionë euro) dhe Vinicius (73.9 milionë euro), që krysojnë listën.

Këta katër futbollistë, i përkasin Borussia Dortmund dhe Real Madrid.
Los Blancos që zotërojnë edhe të drejtat e vendit të 13-të, Takefusa Kubo (41.2 milionë euro) dhe Reinierit me vendin e 29-të (12.7 milionë euro).

Te Barcelona lojtari më lartë i renditur është Ansu Fati (42.7 milionë euro) që zë vendin e 12-vendosur.

Tjetër lojtar që vlerësohet shumë dhe vjen nga La Liga është i riu i Valencias, Ferran Torres (55.2 milionë euro) dhe është i gjashti në listë. /Telegrafi/

Related posts

Babai i Naim Murselit dyshon se ai ka pasur “presion për ta eliminuar Liridonën”

dardanianews

E zhdukur prej 250 viteve! Kjo është harta e Skënderbeut që i ‘mbyII gojën’ turqve, serbëve dhe grekëve

dardanianews

Sondazhi i fundit për Prishtinën deri të dielën: Arben Vitia vs Përparim Rama?

dardanianews