10.6 C
New York
December 4, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

DEPUTETI I VV-SË I KËRKON FALJE ISA MUSTAFËS DHE AGIM VELIUT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, fizikanti Jahja Kokaj, i ka kërkuar falje kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliut, pasi ka thënë se “tash është koha të ndihemi si vëllai me vëllanë”.

Kokaj, në një lidhje direkte në Facebook, ka deklaruar se në mënyrë që t’ia plotësojë ambiciet egoiste Isa Mustafës, është në gjendje t’i kërkojë atij falje.

“Për momentin, duhet plotësisht të pezullojmë armiqësitë politike derisa të fitojmë luftën pandemike kundër koronavirusit. Unë, si deputet i parlamentit, duke i kënaqur ambicijet egoiste të Z. Mustafa, për çfarëdo që ai të kërkojë, i kërkoj falje. Nëse ai kështu insiston, duhet të gjithë kosovarët t’i kërkojnë falje”, ka thënë Kokaj.
Pra kërkojmë falje prej tij, Agim Velut dhe cilitdo që ndihet I ofenduar, që të tejkalojmë këtë situate në këto ditë”, është shprehur Kokaj.

Ai ka bërë thirrje për unitet të spektrit politik përball luftës së vendit me koronavirus (COVID-19).

“Është koha të ndihemi si vëllau me vëlla. Lërini antagonizmat të cilat kuptoni që janë qesharake dhe të rrezikshme në këtë situatë të rrezikshme për Kosovën dhe Botën”, është shprehur ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se liderët politikë të vendit duhet të takohen urgjentisht.

“Unë propozoj që urgjentisht të takohen, tani si vëllezër Thaqi, Kurti, Mustafa, Veseli, Haradinaj, Limaj, e te tjerë, në kushte që lejojnë, kërkesat e rrezikut të virusit dhe të pezullojnë armiqsit”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com

Related posts

Lajmi i mirë vjen nga Gjermani: Nga 20 prilli planifikohet dalja nga izolimi

dardanianews

Thirrja e fundit për Albin Kurtin: Ju mos i lëshoni zyret, ne dalim në protestë me kamiona e bagera

dardanianews

Vjosa Osmani rreshtohet në krahë të Kurtit, del kundër Thaçit, Hotit e Lajçakut

dardanianews