Një raport shumë i komentuar për një lidhje të mundshme dashurie ka qenë mes Miss-it të Kosovës, Brikena Selmanit dhe reperit të njohur, Majk.
Mirëpo, këto aludime, ekskluzivisht në emisionin “Ora Shtatë” i hodhi poshtë gazetari i Klan Kosovës, Miftar Zejnullahu.
Ai deklaroi se ka kontaktuar personalisht me artistin, i cili, sipas gazetarit, e ka mohuar një marrëdhënie dashurie me Brikenën.
“Më ka thënë që e ka veç shoqe, dhe video që është shkrepur, dyshja kanë dalë vetëm me pi kafe”, u shpreh Zejnullahu.

