5.9 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
LajmeSociale

Burri e raportoi të zhdukur, gruaja nga Ferizaj gjendet shëndosh e mirë – thotë se u martua në Zvicër

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e kishte kërkuar në fillim të muajit edhe një burrë në Ferizaj, i cili kishte raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia më 4 janar dhe nuk dinte gjë për fatin e saj.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas veprimeve hetimore, është lokalizuar vendndodhja e viktimës, me të cilën Policia ka rënë në kontakt.

Ajo ka deklaruar se me dëshirën e saj është martuar në Zvicër dhe ka nisur një jetë të re atje, larg bashkëshortit të mëparshëm.

/GazetaSinjali/

Related posts

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, pjesë e përpjekjeve të NATO-s në Evropë për të siguruar që aleanca të jetë gati për kërcënime

dardanianews

Lehtësimi i dytë i masave, nga e hëna hapen këto biznese në Kosovë

dardanianews

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar burimet pranë familjes së artistit.

dardanianews