Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ka qenë e ftuar në episodin e parë të “Ronaldo Sharka Podcat”, ku ka treguar raste të tradhtive.
Në një moment gazetari e pyet nëse ka patur raste ku burrat kanë tradhtuar gratë e tyre me një burrë tjetër dhe Shkënda u përgjigj me “po”.
Lili zbuloi një rast kur një grua kishte shkuar tek ajo dhe i kishte treguar për dyshimet që kishte për bashkëshortin e saj. Sipas saj, i shoqi e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë dhe aludimet kishin nisur nga disa fotografi intime në “WhatsApp”.
Pjesë nga intervista:
Ronaldo: Në këto 9 vite a ka patur shtim të rasteve ku burrat tradhtojnë gratë e tyre me një burrë tjetër? Pra tradhti homoseksuale
Shkënda: Këto janë tema vërtetë sensitive për t’u prekur. Në fakt ka pasur raste, jo raste të shumta që të themi ‘obobo se po bëhet nami’. Unë në fillim i kam marrë me të qeshur. Kur më ka ardhur një grua, edhe ajo vetë e ka transmetuar si me ‘Shkënda do të them diçka, por mos u çudit’.
Ronaldo: Dyshonte vetë?
Shkënda: Po. Mbaj mend një rast para 3-4 vitesh, do ta tregoj por kuptohet pa emra. Dyshonte për bashkëshortin, por jo për tradhti për femra po për një lidhje me shokun e tij të ngushtë.
Ronaldo: Shokun e ngushtë?
Shkënda: Kishte kapur disa foto intime nëpër “WhatsApp” dhe kishin lindur dyshimit. E kur ma tregonte mua, ma tregonte pak si me turp dhe me të qeshur. E ç’është e vërteta as unë nuk e besoja. Duke e ditur që kur martohesh drejtimi jot është në këtë anë. Ose mos u marto.
Ronaldo: Bëra disa kërkime studimore të mia se isha kurioz se pse një mashkull do duhet të tradhtojë një grua me një mashkull tjetër.
Shkënda: Ka dy variante. Ose martesën e ka bërë për të mbuluar atë ç’ka është në të vërtetë dhe ça kërkon. Ose do të eksperimentojë.
Ronaldo: Studimi që po lexoja thoshte se burrat e bëjnë këtë, pra tradhtimin me një mashkull tjetër se gratë i lodhin pak. Jo vetëm në realitet, por edhe në intimitet. Meshkujt flasin më pak gjatë ditës dhe gjatë seksit.

