July 23, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut – Alban Krasniqi, përmes një shkrimi ka thënë se do të kaloni mbi trupa njerëzish para se, sipas tij, të rikthehet krimi në qeverisje.

Ky reagim erdhi pasi sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Tutje, Krasniqi pati një mesazh edhe për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet!”, shkruan Krasniqi.

Ai gjithashtu përmes një shkrimi tjetër ka thënë se nuk do ta pranojë diktaturen dhe se do të luftohet deri në fund për t’i mbrojtur, siç i cilëson ai, të drejtat e tyre, demokracinë, shtetin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Ky reagim erdhi pasi sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Related posts

Dhunimi i 22-vjeçares keniane në Tiranë, përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë takim me shefin e komisariatit

dardanianews

(Video) Krejt në flakë’, publikohen pamjet e para nga sulmi shkatërrues amerikan në Iran

dardanianews

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

dardanianews