6.8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

BURRI MASTURBON PARA TRI VAJZAVE NË PRISHTINË – PËRGJIGJA SKANDALOZE E POLICËVE: MOS U TUTNI SE SEN S’JU BËN

Policia e Kosovës ka neglizhuar një rast të dyshimtë për “sulm seksual” ndaj tri vajzave në Prishtinë, të cilat kanë denoncuar një burrë që ka masturbuar para tyre.

Njëra prej tri vajzave që ka qenë subjekt i këtij sulmi të dyshimtë seksual është Rrita Gusia, banore e Prishtinës.

Gusia thotë se të premten e 9 majit një burrë ka hequr pantallonat dhe ka filluar të masturbojë para saj dhe dy vajzave të tjera – shoqe të saj.

Ajo thotë se burri kishte filluar të kryente aktivitetin seksual para saj dhe dy vajzave të tjera, teksa të tria po qëndron përpara zyrave të punës së saj në rrugën Kroi i Bardhë të lagjes Dardania.

“Menjëherë, kemi hy brenda n’zyrë edhe e thirrëm policinë”, rrëfen Gusia, e cila thotë se rastin e ka denoncuar në Polici përmes telefonit në orën 17:53.

Mirëpo, neglizhenca e Policisë së Kosovës ndaj rastit, sipas Rrita Gusisë, ka filluar që në momentin e denoncimit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes me mbi 40 minuta vonesë.

“Kjo mundet me qenë shumë kohë e shkurtër për një person që po e lexon këtë status prej krevetit. Është shumë kohë e gjatë për dikon që është i rrezikum prej një manjakut”, shkruan ajo, në një përshkrim të rastit në Facebook.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, vajzat ia kanë përshkruar zyrtarëve policorë pamjen e personit të denoncuar.

Megjithatë, rrëfimi i Gusisë vë në pah jo seriozitetin e policëve në raport me ngjarjen.

“O juve hiq mos t’jau nin se ky sen s’bon. Veç bon qashtu po sen s’bon se e njohim edhe kto”, Rrita Gusia citon të ketë thënë njëri nga zyrtarët e Policisë.

“Sen s’bon? Veq deshet edhe e prek veten a?”, i ka pyetur Gusia, policët, por policët sërish kanë shprehur neglizhencë ndaj personit që me aktin e tij dyshohet të ketë kryer vepër penale të “sulmit seksual”.

“Po de, veç qashtu bon. Se nguc ky kërkond, mos u shqetësoni ju hiq, lirisht kthehuni qaty se ky kërkond se prek veç qashtu bon, ta garantoj unë”, citohet të ketë qenë përgjigja e zyrtarëve policorë, sipas Gusisë.

Zyrtarët policorë kanë vazhduar të shprehin mos interesim ndaj rastit, thotë Gusia.

Sipas saj, Policia e Kosovës ka thënë se edhe nëse arrestohet personi, ndaj tij do të mund të iniciohej  vetëm procedurë kundërvajtëse e jo penale.

“Po na e kërkojmë po kështu s’kemi çka me bo se boll kemi provu”, kanë thënë policët, të cilët – sipas saj – kanë pohuar të jenë në dijeni për veprime të ngjashme të të njëjtit person edhe më parë. “Me e arrestu, duhet me çu n’psikiatri.. Psikiatria e lshojnë edhe kurgjo hiq, ai prapë del se kjo veç kundërvajtje është”.

Rasti nuk ndodhet në raportin e përditshëm 24-orësh të Policisë së Kosovës të 9 majit. Mungesa e rastit në këtë raport të Policisë së Kosovë nxitë dyshime se rasti nuk është iniciuar si “sulm seksual” nga institucioni i Policisë.

“Ngacmimi seksual” konsiderohet vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Paragrafi i parë i Nenit 183 të Kodit Penal thotë se “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet”.

Ndërkaq, paragrafi i dytë i këtij Neni të Kodit Penal parasheh se cilado formë e sjelljes së padëshiruar fizike e natyrës seksuale, nënkupton ngacmim seksual.

“Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”, thotë paragrafi 2. i Nenit 183 të Kodit Penal.

Insajderi ka kërkuar të hënën sqarime nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, por të njëjtit i kanë sugjeruar gazetës që të dërgojnë pyetje përmes e-mailit. /Insajderi.com

Related posts

Ja çfarë deklaronte presidenti Rugova në vitin 1990 rreth helmimeve te nxënësve shqiptar

dardanianews

Kur thoshte Xhevat Prekazi nga Beogradi: Pse të gëzohem unë për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA?

dardanianews

“Shota” automjeti i parë i blinduar ushtarak shqiptar

dardanianews