4.5 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

“Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja”

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i tij është shtëpia e ish-ushtarëve të UÇK’së.

Ai ka thënë se ardhjet e reja në parti, e të cilat kanë qenë më herët pjesë e UÇK’së, i bashkohen PDK’së për shkak se është trashëgimtare e UÇK’së

“Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja. Pse e kanë kryetarin ish-komandant nuk do të thotë se janë trashëgimtare.”, ka thënë ai.

“Ne jemi trashëgimtar. Po ju tregoj edhe disa fakte. Në vitin 1999 është nënshkruar marrëveshja e çmilitarizimit. Kam qenë gazetar i ri i AP’së. Kam pritur deri në mëngjes kur është nënshkruar marrëveshja. Është paraparë që të krijohet një drejtori politike e cila më vonë është PDK’ja.  Shtëpia e parë e ushtarëve të PDK’së është PDK’ja. As në kuptimin legal e as historik nuk kanë pretendim në zinxhirin historik të UCK’së”, shtoi ai.

Related posts

BEKIM JASHARI PARALAJMËRON PARTI TË RE NË NIVEL VENDI

dardanianews

Ja çfarë deklaronte presidenti Rugova në vitin 1990 rreth helmimeve te nxënësve shqiptar

dardanianews

Arusha shfaqet sërish në Prizren!

dardanianews