January 22, 2026
DardaniaNews
Lajme

Çfarë shkruanin mediat ndërkombëtare për vdekjen e Ibrahim Rugovës

Fiks 20 vjet më parë, në një ditë të bardhë me dëborë në Prishtinë, bota mbarë do ta merrte vesh lajmin e zi për vdekjen e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Presidenti i Kosovës, i cilësuar si ‘babai’ i saj”, vdiq në moshën 61-vjeçare” nga kanceri në mushkri, ishte titulli i shkrimit të agjencisë franceze të lajmeve, AFP, që do ta botonte gazeta amerikane, “The New York Times”.

Droja për boshllëk politik

Që në paragrafin e parë, shprehej droja se vdekja e Rugovës do t’i shtynte bisedimet thelbësore të planifikuar për javën pasuese në Vjenë për statusin përfundimtar të Kosovës, që ende po administrohej nga Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), vendosur pas përfundimit të fushatës 78-ditore të bombardimit të ish-Jugosllavisë nga NATO-ja.

AFP-ja citonte deklarimin e sekretarit të atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, i cili thoshte se presidenti Rugova vdiq në një “moment kyç” për Kosovën. Ai i bënte thirrje Kosovës dhe “liderëve politikë të ruanin unitetin e tyre” gjatë procesit të negociatave para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, po në një ditë të acartë dimri, në 17 shkurtin e vitit 2008. Rugova i kishte prirë Grupin të Unitetit të Kosovës në procesin negociator.

“I cilësuar prej shumë shqiptarëve etnikë si ‘babai i kombit’ në Kosovë, Z. Rugova, i njohur për shallin e tij të dalluar prej mëndafshi dhe për syzet e tij me korniza të gjera metalike, mbajti marrëdhënie të ngushta me Perëndimin, sidomos me Uashingtonin”, shkruante AFP-ja.

Agjencia amerikane e lajmeve, AP, ndërkaq, që në titull shprehte drojën se vdekja e presidentit Rugova do të krijonte boshllëk në lidershipin politik të Kosovës, që po kërkonte mbështetjen përfundimtare ndërkombëtare, veçmas perëndimore, para shpalljes së Pavarësisë.

“Presidenti Ibrahim Rugova vdiq të shtunën nga kanceri në mushkri, duke e lënë në rrëmujë skenën e përçarë politike të Kosovës, pak para fillimit të bisedimeve vendimtare nëse provinca duhet ta fitojë pavarësinë nga Serbia që ishte ëndrra e tij e përjetshme”, shkruante AP.

Rugova ishte i rrethuar me familjarët në shtëpinë e tij në Prishtinë kur do të ndërronte jetë në mesditën e 21 janarit 2006, do të deklaronte për AP-në zëdhënësi i tij, Muhamet Hamiti. “Ai e bëri luftën e tij me kancerin me dinjitet dhe kurajë të madhe deri në frymën e fundit”, deklaronte ai.

“Gandi i Ballkanit”

“Rugova njihej si ‘Gandi i Ballkanit’ – aludim për fushatën jo të dhunshme epike të liderit të Indisë për pavarësinë e popullit të tij. Ai ishte në zemër të politikës së Kosovës për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, duke i prirë betejës jo të dhunshme kundër represionit nën presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq”, shkruante AP-ja, duke i raportuar me videoxhirime edhe homazhet e qindra mija qytetarëve, që në temperatura të acarta, prisnin për orë të tëra në radhë që ta nderonin liderin e tyre në arkivol.

Me “Gandi i Ballkanit” e “Gandi i Prishtinës” i referoheshin edhe gazetat gjermane të cilat ndër vite kishin shkruar dhe kishin zhvilluar intervista me të në selinë e parë të Rugovës, kryetar i LDK-së e president Kosove në barakën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, krejt afër selisë së Ministrisë së Brendshme serbe.

Rugovës, lindur në Cercë të Istogut më 1944, komunistët ia kishin vrarë gjyshin dhe babanë më 1945. Ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës kur në dhjetorin e vitit 1989, do t’i besohej timoni i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga një grup kolegësh shkrimtarë e gazetarë.

“Ai besonte në fuqinë e fjalës”, do ta titullonte shkrimin e 23 janarit 2026 gazetari shqiptar i gazetës “Tages Anzeiger”, Enver Robelli.

“Presidenti i Kosovës ishte një pacifist i vetmuar në Ballkan. Me vdekjen e tij, shqiptarët nën protektoratin e OKB-së humbën babanë e kombit”, shkruante Robelli, i cili bashkë me shkrimet e tij ka zgjedhur e përkthyer edhe artikuj e intervista të kolegëve të botës gjermanofone për Rugovën që nga viti 1989 deri më 2006, të cilat janë botuar në librin “Veç pavarësi, asgjë më pak”, Botimet KOHA, më 2015.

“Me orë të tëra ai mund të fliste për veprat e poetit rus, Sergej Jesenin, apo për shkrimet e kritikut të famshëm letrar dhe semiotikut francez, Roland Barthes”, kujtonte Robelli bisedat me Rugovën. “Për shumë studentë të Universitetit të Prishtinës, ai, nxënës i Roland Barthes, ishte një idhull”.

“Një jetë për mëvetësinë e Kosovës”, e titullonte gazetari i “Neue Zurcher Zeitung”, Martin Woker, shkrimin me lajmin për vdekjen e Rugovës. “Ibrahim Rugova – simbol dhe luftëtar i orëve të para”, shkruhej që në nëntitull.

Për Norbert Mappes-Niediekun e gazetës gjermane, “Frankfurter Rundschau”, “I fuqishmi i dobët” – siç e titullonte analizën e tij dy ditë pas vdekjes së presidentit të parë të Kosovës –  “politikani më ngathët i Ballkanit, pikërisht me pasivitetin e tij në fund doli më i suksesshmi: nëse Kosova bëhet sivjet e pavarur, kjo do të jetë para së gjithash, meritë e tij”.

Kosova do ta shpallte Pavarësinë dy vjet pas vdekjes së presidentit Rugova.

Deklarata kundërthënëse

Në “Veç pavarësi, asgjë më pak”, është edhe intervista e shumëpërfolur e Rugovës për revistën politike, “Der Spiegel”, botuar më 9 mars 1998. Që në fjalinë e parë të intervistës, Rugova paralajmëronte se në Kosovë “nuk do të ketë luftë normale” por “vetëm masakra”. Teksa gazetari i “Der Spiegelit” ngulmonte se “ju duhet ta pranoni se edhe shqiptarët tani po ushtrojnë terror”, Rugova vinte në dyshim ekzistencën e UÇK-së, e cila kishte mbi tre muaj e gjysmë që kishte dalë publikisht në 28 nëntorin e vitit 1998.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që ka grupe të shqiptarëve të frustruar. Por spekulimet mbi një gjoja Ushtri Çlirimtare të Kosovës dhe veprat e saj janë joreale”, deklaronte Rugova, duke ngritur dyshime se shërbimet sekrete serbe kishin gisht në nisjen e kryengritjes së armatosur të shqiptarëve të Kosovës.

Por po në të njëjtat intervista për gazetat e botës gjermanofone, Rugova nuk e përjashtonte rebelimin e armatosur dhe dëshirën për bashkim me Shqipërinë, nëse shqiptarëve të Kosovës nuk do t’u njihej e drejta për shtet të pavarur me garanci për pakicat.

Francezja AFP kujtonte se Rugova kishte shkaktuar kritika e qortime edhe për shkak të takimit të organizuar dhunshëm me Millosheviqin në Beograd në fillimprillin e vitit 1999 derisa po zhvilloheshin bombardimet e NATO-s kundër ish-Jugosllavisë. Rugova dhe familja e tij ishin mbajtur peng nga forcat serbe në shtëpinë e familjes në Velani në Prishtinë para se të lejoheshin të zhvendoseshin në Itali e Gjermani. Në Kosovë do të kthehej gjashtë javë pas çlirimit.

“Përplasja që u zhvillua ndërmjet partisë së tij dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me popullaritet shtyri disa analistë të nxirrnin përfundimin se karriera e tij kishte marrë fund, por partia e tij ktheu mbështetjen kur Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja u vendosën që të merrnin administrimin e provincës dhe gueriljet u shpërbënë”, kujtonte AFP më 22 janar 2006.

Liderët e botës për “liderin e madh”

AP-ja amerikane raportonte se ndërmjetësuesi ndërkombëtar, Martti Ahtisaari, kishte shprehur shpresën se bisedimet për statusin e Kosovës do të vazhdonin pa telashe edhe pas vdekjes së Rugovës. “Jam fort i sigurt se presidenti Rugova do të donte të na shihte të vazhdonim me negociatat e statusit”, deklaronte ish-presidenti finlandez. “Njashtu shpresoj se situata do të mbetet e qetë”.

Sekretarja e atëhershme e Departamentit amerikan të Shtetit, Condoleezza Rice, do të deklaronte se “populli i Kosovës ka humbur një lider të madh”. “Presidenti Rugova i priu popullit të tij gjatë kohëve sfiduese dhe fitoi respektin e botës për avokimin e demokracisë dhe paqes”, deklaronte kryediplomatja e atëhershme e SHBA-së. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën me gjithë popullin e Kosovës për ndërtimin e një shoqërie bazuar mbi parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tolerancës ndëretnike që presidenti Rugova e vlerësonte aq shumë”.

Presidenti i atëhershëm i Francës, Jacques Chirac, u bënte thirrje palëve të përfshira në bisedimet për statusin që të vazhdonin në “frymën e realizmit, tolerancës dhe dialogut” të Rugovës.

AP-ja, menjëherë pas deklaratave liderëve perëndimorë, vinte në pah deklaratën e përbashkët të liderëve të Kosovës me kryeadministratorin e atëhershëm të Misionit të OKB-së, Soren Jessen-Pettersen, në përpjekje që të davarisnin shqetësimet për të ardhmen e Kosovës që, sikur se Rugova, shpresat për pavarësim i kishin lidhur kryesisht me Perëndimin demokratik.

“Bashkë me popullin (e Kosovës), jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë që ta shohim Kosovën të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt një të ardhme paqësore dhe prosperuese”, thuhej në deklaratën e lexuar nga Jessen-Peterseni, raporton AP, duke kujtuar njëherësh sesi kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e kishte shprehur mërzinë e tij ulur në një karrige pranë tjetrës së thatë, të rezervuar për Rugovën.

“… së fundi aq i ngjashëm me Zotin…”

Al-Jazeera” shprehte drojën se vdekja e Rugovës do të pasohej me beteja brendapartiake për ta pasuar, sikur se edhe do të ndodhte në famëkeqin “kuvendi të karrigeve” të LDK-së, ku të pakënaqurit, në krye me kryekuvendarin Daci, do të krijonin Lidhjen Demokratike të Dardanisë (LDD). “Për asnjë politikan tjetër të Kosovës nuk ka pasur konsideratë kaq të madhe”, raportonte “Al-Jazeera”.

Mappes-Niediek i gazetës “Frankfurter Rundschau” në shkrimin “I fuqishmi i dobët” do të shkruante gjithashtu se aktivistëve paqësorë të Perëndimit që gjatë viteve nëntëdhjetë do të udhëtonin drejt Kosovës, Gandi i Prishtinës – që gjeologjinë e kishte pasion e gurët e Kosovës dhurata të veçanta për liderët e botës – ishte “i pathyeshëm, por paqedashës, i butë, por i fortë”.

“Kolegët e tij politikanë shqiptarë dhe më vonë edhe diplomatët perëndimorë, të cilët nga fundi i dekadës kishin punë me të, i humbën nervat me qëndrueshmërinë e ‘kolosit të brishtë’, siç e ka quajtur atë një biograf francez”, shkruante Mappes-Niediek. “Për popullin e tij, ndërkaq, ai ishte simbol i rezistencës – i pastër, i paprekshëm dhe së fundi aq i ngjashëm me Zotin, saqë askush nuk merrte guximin ta kritikonte publikisht”.

/kallxo.com/

Related posts

Rama tensionohet dhe harron masat e Covidit, i ngjitet në fytyrë Rakipllarit. Frikësohet Shkullaku dhe vendos maskën urgjentisht (FOTO)

dardanianews

Kimete Berisha për militantët e VV-së: E di se nuk më vërsulen pa lejen e liderit

dardanianews

Grenell bashkë me 14 kongresistë në darkë te Gjuriqi

dardanianews
hacklink casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş sehmuzabastim sehmuz casinolevant casinolevant giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal vip kingroyal bonus teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal güncel giriş kingroyal bonus bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel bets10 güncel giriş portobet giriş portobet güncel giriş betticket betticket güncel giriş betticket giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş interbahis interbahis giriş interbahis güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş sehmuz interbahis interbahis giriş interbahis güncel giriş safirbet safirbet giriş safirbet güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş teosbet mobil portobet portobet giriş portobet güncel giriş setrabet setrabet giriş setrabet güncel setrabet güncel giriş amkbet amkbet giriş amkbet güncel amkbet güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal güncel giriş kingroyal mobil adres anadoluslot anadoluslot giriş anadoluslot güncel anadoluslot güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal güncel giriş jokerbet jokerbet giriş jokerbet güncel jokerbet güncel giriş safirbet safirbet giriş safirbet güncel giriş safirbet mobil adres kingbetting kingbetting giriş kingbetting güncel kingbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş teosbet mobil adres galabet galabet giriş galabet güncel giriş bets10 bets10 giriş bets10 güncel giriş bets10 güncel wbahis wbahis giriş wbahis güncel giriş wbahis güncel interbahis interbahis giriş interbahis güncel giriş interbahis mobil adres safirbet safirbet güncel giriş safirbet giriş safirbet mobil adres casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş milosbet milosbet giriş milosbet güncel milosbet güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş teosbet mobil adres kingroyal kingroyal giriş kingroyal mobil tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike mobil adres