3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

CNN: Rusia planifikon ta incizojë një video për ta përdorur si pretekst për ta pushtuar Ukrainën

Rusia po kërkon që ta sajojë një situatë dhune, pas së cilës do të sulmonte për ta pushtuar Ukrainën. CNN raporton se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Rusia po planifikon ta organizojë një sulm të rremë dhe ta incizojë një video të tmerrshme propagandistike, si pretekst për ta pushtuar Ukrainën, përcjell Gazeta Express.

Ky klip, siç raporton gazeta amerikane, do ta paraqiste një situatë kinse ushtria ukrainase — dhe si rrjedhojë, aleatët e tyre të NATO-s — po kryejnë sulm ndaj rusishtfolësve.

Por ndërsa qeveria amerikane e deklasifikoi informacionin rreth komplotit të supozuar javën e kaluar, ajo nuk ndau asnjë nga provat e saj themelore me publikun. Në një shkëmbim të nxehtë në dhomën e konferencës javën e kaluar, gazetarët kërkuan prova për ta mbështetur pretendimin. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price u përgjigj se qeveria është e sigurt për informacionin, por nuk do të thoshte nëse SHBA-ja e kishte parë ndonjë video të tillë.

“Ne po përpiqemi t’i pengojmë rusët që të ecin përpara me këtë lloj aktiviteti. Kjo është arsyeja pse ne po e bëjmë atë publike”, tha Price, përpara se të shtonte se nuk duhet të ketë dyshim në kredibilitetin e qeverisë amerikane dhe se askush nuk duhet të gjejë ngushëllim në informacionet që i nxjerr Rusia.

Pretendimi i SHBA-së erdhi disa ditë pasi qeveria britanike paralajmëroi për një komplot rus për ta instaluar një udhëheqës pro-Kremlinit në Ukrainë, duke cituar shërbimet inteligjente.

Related posts

E fundit: Njësia Speciale e merr në kontroll Manastirin e Banjskës, janë vrarë disa sulmues

dardanianews

Rrëfimi tronditës i dëshmitares, dhe 900 emrat e personave që u mashtruan nga Milaim Zeka (Dokument)

dardanianews

Ridvan Berisha: Kryeministri Kurti e ka përgatitur letren e dorëheqjes

dardanianews