Ish-snajperisti i ushtrisë britanike Christopher ‘Pezz’ Perryman, 38 vjeç, u vra në Ukrainë pasi doli vullnetar për të luftuar forcat e Putinit. Ai vdiq në një mision pasi iu bashkua një njësie vullnetarësh perëndimorë në Ukrainë.
Ai kishte shërbyer edhe në Kosovë e Irak si pjesë e Regjimentit Mbretëror të Fusiliers.
bëri udhëtimin e tij të parë në Lviv në Ukrainën perëndimore menjëherë pas pushtimit të 24 shkurtit.
Ai Fillimisht ai synonte të trajnonte trupat ukrainase, por ai iu bashkua vijës së frontit në juglindje të vendit pasi një komandant tha se kishin nevojë urgjente për luftëtarë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Ai ishte pjesë e një njësie vullnetarësh të huaj që luftonin për javë të tëra së bashku me trupat nga Ukraina për të mbrojtur një urë jetike përtej lumit Bug Jugor midis Odessa dhe Mykolaiv duke përdorur armë antitank të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar për të shkatërruar armaturën ruse.
Ai udhëtoi në juglindjen e vendit të shkatërruar nga lufta për të marrë armët në vijën e frontit pasi një komandant lokal i tha atij se ishin ‘të dëshpëruar’ për luftëtarë, duke iu bashkuar një ekipi zbulimi dhe më pas një batalion marinsash.
Ai la pas djalin e tij 11-vjeçar.
Motra e tij shkroi në rrjetet sociale: ‘Mbrëmë zemrat tona u thyen dhe bota jonë u copëtua. Ne humbëm Pezz Perryman. Ai vdiq një hero i vërtetë, duke luftuar një luftë që nuk ishte e tij, unë nuk mendoj se ne si familje do ta kapërcejmë ndonjëherë këtë. Ai shkoi në Ukrainë për të ndihmuar të tjerët dhe kjo i kushtoi atij me jetë”.