November 10, 2025
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme

“Ulja e pagave në sektorin publik varros politikisht Kurtin”

Filozofi Blerim Latifi ka konstatuar se çfarëdo ulje e pagave në sektorin publik në Kosovë, në këtë kohë pandemie, do ta varroste politikisht Albin Kurtin.

Sipas tij, Kurti erdhi në pushtet nga mbështetja e shtresës së mesme e cila do të preket më së shumti nga ky vendim i mundshëm i Qeverisë Kurti.

“Besnik Bislimi, ministri aktual i financave, paska paralajmëru uljen e pagave në sektorin publik. Ky paska vendosë me varrosë politikisht e përfundimisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Ky vendim, nëse merret, e shkatërron shtresën e mesme në Kosovë, e cila ka qenë mbështetësja kryesore elektorale e Kurtit. Besnik Bislimi duhet ta kuptoj një gjë elementare: kriza nuk kapërcehet duke shtu varfërinë, ashtu si zjarri nuk shuhet duke i hedhur benzinë. Varfëria i shton dimensione të reja krizës, nuk ia pakëson ato. Shtimi i varfërisë e bën krizën të pakontrollueshme. Barazia në varfëri është është metodë puro komuniste. Falë saj sot komunizmi është një ide politike e vdekur dhe e përçmuar edhe në varr”, ka shkruar Latifi.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar të enjten se nëse për shkak të koronavirusit vazhdon kriza ekonomike, atëherë do të preken edhe pagat e sektorit publik.

Nuk mundet kriza me vazhdu edhe dy muaj e ne mos me i prek edhe rrogat e sektorit publik. Një opsion mundet me qenë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përjashto sektorin e shëndetësisë dhe të policisë qe janë në angazhim maksimal e kanë pagën e njëjte 400 euro, 400 euro. Unë përsonalisht e kisha favorizu një opsion të tillë. Nëse kriza vazhdon nuk është në rregull Besnik Bislimi me vazhdu me i marrë 1200 euro si ministër”, kishte thënë Ministri i Financave.

Related posts

Kthimi i eshtrave të Isa Boletinit, stërnipi i tij: Rugova i kishte dhënë dy mijë marka gjermane, propozoi të varrosej në Mitrovicë

dardanianews

Publikohet momenti kur kamioni del nga rruga dhe godet veturat në Veternik

dardanianews

“Më duhej të shfrytëzoja një mundësi”, thotë indoneziani që kapi me litar krokodilin me gjatësi prej 4.3 metrash

dardanianews