October 19, 2025
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

DEKLARATA E FORTË e Lavrov: Ne nuk duam territore, por…

Rusia nuk ka synuar kurrë thjesht të pushtojë territore në Ukrainë, qoftë në Krime, Donbas apo Novorosia qëllimi i saj ka qenë të mbrojë rusët që historikisht kanë jetuar në këto troje.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ditë pas samitit në Shtëpinë e Bardhë, ku sipas Donald Trump-it, është diskutuar edhe për “shkëmbime të mundshme territoresh”.

“Dua të nënvizoj edhe një herë se kurrë nuk kemi folur thjesht për pushtimin e disa territoreve. As Krimea, as Donbasi, as Novorosia nuk kanë qenë objektiva si territore në vetvete. Qëllimi ynë ka qenë mbrojtja e njerëzve, e popullit rus, që ka jetuar në këto toka për shekuj me radhë, që i ka zbuluar këto toka, ka derdhur gjak për to, si në Krime ashtu edhe në Donbas, ka ndërtuar qytete si Odesa, Nikolaev dhe shumë të tjera, porte, fabrika, uzina”, deklaroi ministri, sipas agjencisë Ria Novosti.

Related posts

Këta janë tre kandidatët e mundshëm që po përfliten nga LDK, për kryetar të Prishtinës (emrat)

dardanianews

Qytetarët tregojnë humanizmin e tyre të madh, Andit të vogël i sigurohen paratë për trajtim

dardanianews

TRAGJIKE/ Po notonte në det, peshkaqeni i këput kokën 16-vjeçarit

dardanianews