June 26, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Deklarata e papritur: Loredana dhe Gjesti kanë nisur një lidhje dashurie?

Drama mes Xhenetës dhe Gjestit, pas përfundimit të romancës së tyre në “Big Brother VIP Kosova”, duket se sapo ka marrë një përmasë të re dhe të papritur.Këtë herë, në qendër të vëmendjes dhe të aludimeve të publikut është përfshirë edhe modelja e njohur, Loredana.Gjatë fjalës së saj në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, Xheneta ka bërë një deklaratë të fortë që ka trazuar menjëherë rrjetin.Ajo zbuloi se ka marrë një telefonatë nga Loredana, e cila i ka treguar se Gjesti i ka shkruar dhe ka tentuar ta ngacmojë. Sipas Xhenetës, reperja e ka siguruar se nuk do të kishte kurrsesi një reagim nga ana e saj, në shenjë respekti për miqësinë që kanë dhe kohën që kanë kaluar bashkë.Megjithatë, pavarësisht fjalëve dhe garancive të dhëna në telefon, Xheneta është shprehur hapur se nuk i beson më “rastësive”.Dyshimet e saj janë shtuar pas disa detajeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku Loredana dhe Gjesti dyshohet se kanë frekuentuar të njëjtat vende dhe kanë publikuar foto nga ambiente të ngjashme.“Një person me të cilin unë haj bukë dhe kaloj kohë, nuk prek tek ish-partnerët. Loredana më ka marrë në telefon dhe më ka sqaruar se ka bërë biseda me Gjestin dhe ai e ka ngacmuar. Kjo më tha se nuk do ta bënte asnjëherë, por kjo rastësia me foto dhe vilat e njëjta nuk më duket aq e rastësishme,” – u shpreh Xheneta, duke lënë të kuptohet se pas këtyre veprimeve mund të fshihet një romancë e re mes reperes dhe ish-partnerit të saj.

Related posts

Publikohet klipi me pamjet ekskluzive të raportit mes Bucit dhe Santianës – shokë apo më shumë?

dardanianews

Violete Kukaj e bënë edhe këtë veprim provokues, hyn në det me fustan ekspozon asetet

dardanianews

Alba publikon momente të bukura në krahët e nënës

dardanianews