8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Deklarata skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë

Gazetari Albi Xhunga tha në “Now me Erla Mëhillin” se edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do të ishte territor i Serbisë.

Sipas tij pavarësia e Kosovës nuk është falë trimërisë heroike të UÇK-së, por falë idiotësisë serbe.

Sikur Millosheviçi të mos kishte ushtruar gjenocid në Kosovë, Kosova edhe për 1 mijë vjetët e ardhshme do të ishte një territor serb, edhe sikur të kishte 1 mijë Adem Jasharë dhe 1 mijë Hashim Thaçë. Ish-Jugosllavia përbëhej nga republika të cilat ishin të barabarta të gjitha. Luftën në ish-Jugosllavi nuk e shkaktoi ndarja e ish-republikave. Domethënë u shkëput Sllovenia, pothuajse pa luftë, u shkëput Kroacia dhe atëherë serbët thanë meqë ju po shkëputeni dhe keni të drejtë të shkëputeni atëherë dhe ata serbët që gjenden në Kroaci kanë të drejtë të shkëputen,” – u shpreh Xhunga.

 

Related posts

Mbytet një pushues në Velipojë, uji e nxori në breg të detit

dardanianews

Veprimtari nga Amerika: Kjo është treshja më e fuqishme politike që ka Kosova, që nga koha e Rugovës

dardanianews

Kjo është paga marramendëse e guvernatorit të BQK-së

dardanianews