25.4 C
New York
June 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Deklarata skandaloze: Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti financohet nga qarqe të dyshimta

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në largim, Albin Kurtin, për financim të dyshimtë nga, siç ka thënë ai, “qarqe të dyshimta kundër Kosovës”.

Haradinaj është shprehur se Kurti e ka pasur fushatën më të shtrenjtë, prej të gjithë kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Ai ka thënë se Kurti ende nuk i ka treguar financat e tij dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kurti si ka treguar ende Kosovës se sa para ka shpenzuar për fushatën e tij që ka qenë më e shtrenjta nga gjithë ne. Le të tregojë ai sa pare harxhon për të gjitha këto faqe të përkrahësve të tij, sepse kushton me mbajt një infrastrukturë të tillë. Ai financohet nga qarqe të dyshimta që janë kundër Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se “është mashtrues, koncepti i tij është mashtrim. Është jashtëzakonisht elokuent por jo gjithmonë mund të mashtrojë”.

Related posts

“Shtëpia ruse” në mision në Kosovë: Çfarë marrëveshje ka bërë “Shtëpia ruse” gjatë vizitës në Kosovë?

dardanianews

Ekskluzive: Tensione në delegacionin e Kosovës, nëse Haradinaj nuk e pranon marrëveshjen, Amerika i del kundër atij

dardanianews

Do të jetë përsëri fuqia kryesore ushtarake e kontinentit: Çfarë ndodh nëse Europa ia beson sigurinë e saj Gjermanisë?

dardanianews