22.2 C
New York
October 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime vdiq gjashtëmuajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

Aktori, Laert Vasili, ka bërë një rrëfim të rëndë lidhur me të kaluarën e familjes së tij gjatë regjimit komunist.

Gjatë një interviste, ai deklaroi se motra e tij, e lindur para tij, ndërroi jetë vetëm 6-muajshe, pasi gjatë analizave i kishin marrë më shumë gjak se ç’duhej – gjak i cili, sipas tij, përdorej për rigjenerimin e diktatorit Enver Hoxha.

Laerti deklaroi se kjo nuk ishte një ngjarje e izoluar, por ka ndodhur me shumë foshnja, për të cilat sot askush nuk flet.

“E dinë të gjithë çfarë ndodhte nëpër gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por nuk ka pasur guximin kush ta thotë”, u shpreh ai. “Vdes diktatori, Shqipëria mbushet me radhë të panumërta njerëzish që qajnë me oi… Ti mund të qeshësh me zor, me zor nuk qan dot. Dy milionë e gjysmë shqiptarë kanë qarë me oi. Pesë vjet më vonë, bëhet Lëvizja e Dhjetorit dhe ne dalim të gjithë demokratë të paepur dhe të gjithë ishin anti-sistem, që tregon që të gjithë jemi hipokritë”.

Ai shton se nëna e tij, kur ishte shtatzënë me të, kishte vendosur të largohej nga Tirana dhe të shkonte në Delvinë për të lindur, nga frika e përsëritjes së asaj që ndodhi me motrën e tij.

“Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit, kështu humbi jetën ime motër, 6 muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza u merrnin më shumë gjak dhe nuk kuptoje, ndaj dhe nëna shkoi në Delvinë dhe më lindi atje, sepse atje ishte e sigurt”.

Në fund, Vasili kritikon edhe heshtjen shoqërore për këtë të kaluar të errët: “Nuk flet njeri për këtë. Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa… nuk flet akoma njeri për dosjet. E kupton çfarë hipokrizie?”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Related posts

Anxhela Peristeri:”Meshkujt shqiptar janë më perfekt në shtrat se të huajt për këto dy arsye…të huajit më kanë..’

dardanianews

Adelina Hasani me një ndryshim në pamje, nuk do ta njihni

dardanianews

Santiana tepër provokative! Por kush është më të?

dardanianews