January 13, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Denoncimi i fqinjve, Naimi e Mihrija mbindërtim pa leje

Fjala është për familjen e njohur Abazi.

Dikush nga banorët e lagjes Bregu i Diellit ku është banesa e çiftit Naim e Mihrije ka denoncuar se po bëhet mbindërtim në banesë nga ana e tyre, 23 vite pas luftës kur mbindërtimet ‘lulëzuan’ kudo në kryeqytet.

May be an image of fire escape

I shpejt ka qenë moderatori Naim Abazi i cili e ka dhënë versionin e tij, duke mohuar se po bën mbindërtim.

‘Jo për Zotin s’ka mbindërtim po kulmin po e ndërrojmë se na u ka kallë besoj e keni pa ! Tash fillon dimri dhe s ke qare pa e vendos kulmin . Kështu është qe 24 vjet kështu e kam ble me 2006 dhe veq po ja hjekim të djegurin e po ja vendosim të riun!’, është shprehur ai.

Dikush nga banorët ka publikuar një tjetër foto ku pretendohet se po bëhet mbindërtim dhe Naimi nuk po e thotë të vërtetën.

Nga ana e inspektoratit komunal nuk ka ende ndonjë reagim, duke e lënë të paqartë nëse punimet janë në kundërshtim me ligjin. /Prive.al

Related posts

Getinjo më i dashurar se kurrë, kush është vajza në krahët e tij?

dardanianews

Drenusha në gjendje të keqe, nëna e saj vjen në BBVK i thotë se Atilla nuk po e lejon që …

dardanianews

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

dardanianews