6.8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Deputeti i VV – Haradinajt: Vëllau im s’u punësua por u emërua, ka trefishin e diplomave tuaja të blera

Deputeti i VV – Haradinajt: Vëllau im s’u punësua por u emërua, ka trefishin e diplomave tuaja të blera
Viber IconINDEKSONLINEE Hënë, 30 Mars 2020 22:47
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin Debat Plus, ka folur për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Derisa ka thënë se me gëzim e ka pritur të votohet mocioni i mosbesimit.

Por, ai gjithashtu ka folur edhe për punësimet që Vetëvendosje i ka bërë në institucione publike, në mesin e tyre edhe emërimin e këshilltarit politik të ministrit Arben Vitia, atë të Sami Ukës, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, përmes një postimi të bërë, vëllai i Sami Ukës, Fitim Uka i cili është deputet në radhët e VV-së, i ka reaguar Haradinajt.

Ai ka thënë se vëllai i tij s’është punësuar, por ëshë emëruar këshilltar politik i ministrit Arben Vitia.

“Edhe pse nuk ka villa milionëshe e nuk bën jetë prej sulltani, ka pranuar që të reduktoj pagën e tij vetëm që të shërbejë në kabinetin e ministrit Vitia. Kjo, është fare e lehtë të vërtetohet”, ka shkruar ndër të tjera deputeti.

Ndërsa ky është postimi i plotë:

Po, po, po…
Sami Uka është vëllau im më i madh dhe sot më shumë se kurrë, jam krenar me të dhe me punën e tij.

Nëse, hero i kohës së pandemisë dhe karantinës është dr. Arben Vitia, atëherë (pa pikë modestie meqë po e kërkoni vetë) vëllau im është krahu i tij i djathtë, bashkë me secilin anëtar të kabinetit të tij. Ai nuk e do famën dhe krekosjen, por ka të atillë që nuk do ta lënë të harrohet kontributi i tij.
Ai po punon nga 12 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe po rrezikon shëndetin e tij dhe të familjes.

Nuk pres mirënjohje nga dikush që shpërfaq nivele të tmerrshme të injorancës, por shpifjet nuk e kam ndërmend t’i duroj.

Edhe pse nuk ka villa milionëshe e nuk bën jetë prej sulltani, ka pranuar që të reduktoj pagën e tij vetëm që të shërbejë në kabinetin e ministrit Vitia. Kjo, është fare e lehtë të vërtetohet.

Ka trefishin e shkollës dhe diplomave tuaja (edhe pse i keni të blera këto të fundit) dhe këtë di të doni ua dëshmojmë.

Për ata që e dinë dhe nuk duan ta pranojnë dhe për ata që nuk e dinë dhe mund të gabojnë, më duhet të sqaroj sërish, që Sami Uka nuk është punësuar, por është emëruar këshilltar me kërkesë dhe rekomandim të dr. Arben Vitia. Pra, është emërim politik.

Kështu që, jo, jo edhe jo.

Nuk mundeni dhe nuk do të ia dilni kurrë që të njollosni personalitetin e tij dhe aq më pak punën dhe përkushtimin e tij me gënjeshtra dhe manipupulime të tilla.

Këto mund t’i besojnë vetëm ata që iu thonë që edhe po këndoni mirë.

Related posts

Ekskluzive: Ky është viktima e atentatit në rrugën C në Prishtinë

dardanianews

Zyrtari i VV’së paralajmëron protesta gjithëshqiptare nëse Kurti largohet edhe nga ulësja e Kryeministrit

dardanianews

“Çartet” Nasim Haradinaj: Ushtarët e UÇK-së kanë dashtë të merren edhe personalisht me Shkëlzen Gashin

dardanianews