3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Deputeti i VV-së përmes letrës publike e lutë LDK-në: Mos e formoni Qeverinë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, iu ka shkruar letër publike sot kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, dhe nënkryetarit Agim Veliu.Në këtë letër, Kokaj ka kërkuar që të shtyhet formimi i qeverisë deri pas përfundimit të pandemisë, pasi sipas tij, efikasiteti i menaxhimit aktual mjaft efikas, mund të ç’rregullohet dhe numri i vdekjeve mund të rritet.“Dëmet e lartpërmendura të partive dhe skena politike do të jenë të pariparueshme. Ndalojeni, në këto ditë izolimi, turbulencat vijuese politike ,mos formoni qeveri mbi qeverinë, fërkime agresive kushtetuese dhe ligjore”.

“Ndaloni, thërrisni zërin e mendjes dhe të ndërgjegjes, prisni edhe disa ditë, kur gjithçka do të kthjellohet me zgjedhje të reja demokratike. Së fundi, brenda atdheut, të gjithë jemi vëllezër, thirreni inteligjencën emocionale, ndërgjegjen njerëzore, jepjani mundësinë rrjedhjeve të lëmuara demokratike civilizuese”.Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë të profesorit Kokaj:LETËR PUBLIKE PËR Z. AGIM VELIUN DHE Z. ISA MUSTAFEN
Të nderuar bashkatdhetarë,
Letrën që ju dërgova, duke përmbushur kërkesën tuaj për të kërkuar falje, në mënyrë që të prisni rrëzimin e qeverisë derisa të dilnim nga izolimi i pandemisë e injoruat.

Sot po ju drejtohem me një letër tjetër, duke ju kërkuar të shtyni formimin e qeverisë deri pas përfundimit të pandemisë, pasi efikasiteti i menaxhimit aktual mjaft I larte, mund të c’rregullohet dhe numri i vdekjeve mund të rritet.Ju më injoruat kur kërkova falje, duke më parë si një pikë të padukshme nga lartësitë e famës së juaj politike, por me këtë lutje, me dashamirësi po ju vej ne dukje disa fakte konkrete që nuk mund t’i injoroni:
a) Në kohën kur njëri prej jush ishte asistent fillestar, unë isha ligjerues i Universitetit. Atebotë isha koleg i mentorit apo profesorit tuaj. Pse nuk e pyetni,
si ishte e mundur që unë sikur se edhe disa profesor të tjerë , me vlera ndërkombtare shkencore kurrë nuk arritëm për dy dekada, të jemi as shef departamenti, kur ju keni qenë në funksione të larta politike e shtetërore të kohës? Arsyeja, sepse unë dhe të tjerët si unë, ishim në demonstratën e 68-të, kur ju nuk dihet se ku ishit.
b) Shkarkoni CV-të tuaj dhe timen nga interneti. Ndërsa në te juajat nuk shihet asnjë punim të botuar në revista ë indeksuara në botë, në CV-në time mund të shihni më shumë se 100 vepra dhe citime ndërkombëtare. Meqenëse nuk e dini domosdoshmërisht gjuhën angleze, si një parakusht për t’u qenë shkencëtar apo akademik , nuk mund të lexoni vepra që kam botuar në konkurrencën e mirëfilltë ndërkombëtare. Ndaj shikoni në gjuhën shqipe, librat e mia të para universitare të botuara në Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës.
Shihni mirënjohjen e Institutit Gjithëkombëtar të Shkencës Alb –Shkenca, që ma kan nda si mirënjohjen-Nderi i Shkencës Shqiptare-, shikoni edhe shum mirënjohje të tjera përfshirë atë presidenciale të Kosovës, për shkencë dhe atdhetari.
Sa për Rugovizmin tuaj, më lejoni t’ju them se unë kam qenë më Rogovist se ju. Unë kam qenë mik i Ibrahim Rugovës, jetonim në dy dhoma konvikti afër derë-më- derë si studentë dhe miq shumë të ngushtë që ishim. Në kauzën e tij, unë isha një përkrahës i rëndësishëm kur isha qytetar i përhershëm i Shteteve të Bashkuara, kur ai vinte në N. Y. ke mbështetësi financjar dhe organizativ, z. Salim Bytyqi, një mik i shtëpisë time, unë isha pjesë e organizimit të delegacioneve propagandistike të çështjes kombëtare. Kështu që unë ndonëse nuk isha në anëtar i partisë, por isha një aktivist i shquar me shkrime dhe angazhime e akcione të përhershme kombëtare.
Gjatë eksodit dhe luftës për liri, kur u dorëzova në UCK, nuk e di se ku ju ishit në atë kohë.
Këto fakte të pamohueshme tejklojne modestinë time, por senjoritetin ndaj jush, ai moshor, politike dhe vizionar desha te ju vej në dijeni, me dëshirën qe t’ju këshilloj me dashamirësi që ti ndaloni veprimet e dëmshme për partinë tuaj dhe partnerët e rinj politikë :
a) Si nuk mund ta shihni që LDK, partia institucionale me traditën më të madhe kombëtare, u dëmtua disa herë, me veprimet tuaja. Ju kujtoj se faljen e 8,000 hektarëve tokë Malit të Zi, ju e dini që nuk duhej ta benit.
Tani, prite Zot, nëse dëshironi të ri-koordinoni dhe të jepni Serbise Veriun e Kosovës, do të ju gjykoj jo vetëm varri i Rugovës, heroizmi legjendar dhe sakrifica shekullore e Adem Jasharit, por edhe historia kombëtare. Ju lutemi mos e bëni këtë në asnjë rrethanë!
b) Si nuk mund ta shihni që për sa kohë që PDK, me mençurinë e saj, është i menjanuar, ju zhyteni në gabime, të cilat përgjithmonë mund ta fundosin LDK-në. Nga ana tjetër, ju po e zhytni edhe AAK-në duke e degraduar në sytë e elektoratit aq sa do te erodohet në mënyrë drastike me rënie të lirë gravitacionale. Shpresoj se disa heronj të gjallë dhe luftarë të lirisë aty, nuk do të lejojnë vazhdimin e amputimit të Kosovës që po përgatitet.Sa dëme ju shkaktoni, me këto veprime të çuditshme dhe të turbullta interferente destruktive, në skenën politike në Kosovë. Si nuk mund t’i lexoni shkrimet e botës për këto veprime shumë të dëmshme në kohën e betejës jetë-o-vdekje, jo vetëm në Kosovë. Kur edhe armiqtë shekullorë kanë bërë armëpushim në botë, ju turbuloni skenën politike dhe rrezikoni situatën shëndetësore në Kosovë.
Në emrin tim dhe afër 13,000 qytetarëve që votuan për mua, në emër të asaj që 110 deputetë u betuan para meje, për kontributin tim modest patriotik, shkencor ndërkombëtar dhe kombëtar, ju lutem ndaloni luftën për pozita, deri sa të dalim nga ngujimi pandemik. Le të dalim me sa më pak viktima të jetë e mundur. Dëmet e lartpërmendura të partive dhe skena politike do të jenë të pariparueshme.
Ndalojeni,në këto ditë izolimi, turbulencat vijuese politike ,mos formoni qeveri mbi qeverinë, fërkime agresive kushtetutare dhe ligjore.
Ndaloni, thërrisni zërin e mendjes dhe të ndërgjegjes, prisni edhe disa ditë, kur gjithçka do të këthjellohet me zgjedhje të reja demokratike. Së fundi, brenda atdheut,të gjithe jemi vellezer, thirreni intelegjencen emocionale, ndërgjegjën njerezore, jepjani mundësinë rrjedhjeve të lëmueta demokratike civilizueseMe respekt vëllazëror
Prof. Dr. Jahja Koka, Drejtor i QESH Cosmosi dhe Njeriu
Anëtar i Kuvendit të Kosovës.

Related posts

Kjo është procedura për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

dardanianews

Vuçiç: Do të eksportojmë grurë, miell dhe vaj në Shqipëri

dardanianews

Kabineti i Shpëjtim Bulliqit, zbulohen emrat e drejtorëve!

dardanianews