17.7 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Dhunë ndaj femrave dhe i burgosur për tri vite – zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Pas incidentit të rëndë që ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku (Jozi) goditi fizikisht artistin Gjesti, në media kanë nisur të qarkullojnë informacione shqetësuese mbi të kaluarën e tij jashtë kamerave.

Një dosje tronditëse është zbuluar për Jozin, duke hedhur dritë mbi historikun e tij penal për dhunë ndaj femrave, shumë përpara se ai të bëhej pjesë e reality-show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Sipas burimeve të sigurta për “Prive by Liberta Spahiu”, një ish-partnere e Jozit – një grua shqiptare – e ka denoncuar atë për dhunë fizike, teksa dyshohet se ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës që ata jetonin bashkë në Zvicër. Pas denoncimit të saj, ai është arrestuar dhe, siç mësohet, ka qëndruar në burg për afro tri vite, nga viti 2020 deri në 2023, pikërisht gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Juristë zviceranë, të konsultuar nga media, kanë bërë të ditur se dënimet e tilla me kohëzgjatje të gjatë për dhunë ndodhin vetëm në raste të përsëritura dhe me prova të forta, çka ngre edhe më shumë shqetësim për sjelljen e tij si recidivist.

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Burimi pranë ish-partneres së tij ka theksuar se pas burgosjes, Jozi dhe ish-partnerja nuk kanë pasur më kontakt, ndërsa vendi ku ai kreu dënimin ka qenë një nga kantonet frankofone të Zvicrës.

Top Channel/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin

Ky zhvillim hedh hije të rënda mbi vendimin për ta përfshirë Jozin si pjesëmarrës në Big Brother VIP, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi filtrat dhe procesin e përzgjedhjes së banorëve, sidomos kur në fjalë është një figurë me precedentë penalë për dhunë ndaj grave.

Publiku dhe aktivistët për të drejtat e njeriut tashmë po kërkojnë transparencë nga produksioni, teksa rrjetet sociale janë mbushur me reagime të ashpra pas zbulimeve dhe incidentit të transmetuar drejtpërdrejt. Dhuna, si brenda dhe jashtë ekranit, nuk duhet të ketë vend në asnjë platformë mediatike – është mesazhi që po përforcohet nga gjithnjë e më shumë zëra. /Telegrafi/

Related posts

“Ishte i sëmurë mendor”, Eni Çobani: Violetë Kukaj ia mori pasurinë burrit të saj me mashtrim

dardanianews

Xuxi sjell informacione nga jashtë për babain e Drenushës, ajo plas në vaj gjatë Prime

dardanianews

Egli në gjendje të rëndë, familja e Gjestit nuk po e pranojnë për nuse të shtëpisë – dalin pamjet “tronditëse”

dardanianews