Sot janë bërë 20 vite nga rënia e Komandant Drinit-Ekrem Rexhës.
E në këtë përvjetor, djali i tij, Ekremi e ka kujtuar atë me fjalët më prekëse, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po i dridhet dora teksa shkruan, djersitet e stresohet por sapo e sheh fotografinë e tij, i largohen të gjitha të këqijat.
Ai ka thënë se shpesh pyet veten se ku do ishin me të fizikisht, derisa pyet se në ditën e dasmës së tij, kush do të jetë aty për të?
Ai i ka thënë se në Kosovë disa po ndjekin para e disa pushtetin e në fund të dyja palët po përfundojnë në mjerim.
Postimi i tij i plotë:
Me dridhet dora teksa po shkruaj ketë letër, me dhemb c’do pjese e trupit ne këto momente, djersitem, stresohem e molepsem, por sapo shikoj fotografinë tende, si për çudi largohen te gjitha te këqijat qe me kaplojnë.
20 vite nuk janë pak pa një zë mashkulli ne shtëpi, ndonëse nuk na ka munguar.
Shpesh futem ne imagjinatën time dhe pyes veten ku do ishim ne sot me ty fizikisht baba?!
Baba…ç’fjale e mire, nuk e kisha thëne shpesh me pare, por e kisha dëgjuar nga rrethi im!
Baba, eja shkojmë ne mal, te shohim natyrën…
Baba, me mëso te ngas makinën…
Baba, kjo është vajza për te cilën flisja tere kohen…
Ahh, sa mire do ndjehesha po te kisha kujt te ja thoja!
Po ne ditën e dasmën sime, kush do me inkurajoj ne dhomën e dhëndrit? A do jesh aty, baba? A do besh kërcimin ne çift me te dashurën nene, baba? Mu përgjigj baba…mu përgjigj te lutem…
Baba, si është atje lart? Jam i sigurte se shume me mire se ne ketë toke te mjere, te cilës po i dëgjohen vuajtjet e dhimbjet ne gjithë universin. Ca ndjekin para e ca ndjekin pushtet, e fundja te dy palët po përfundojn ne mjerim.
20 vite baba, ka 20 vite qe nuk u zbulua dora e atij qe shkrepin arme mbi ty.
C’duhet te beje qe te kthej perseri, se lotët nuk po kryejnë pune?!
Me mungon
I biri yt Ekremi.