9.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kuçi i reagon ashpër ministrit Bislimi: Kaq mund të bëjë dikush që gjithë jetën është tërhequr nga hunda

Zëdhënësja, Natyra Kuçi, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë i Financave, Besnik Bislimit. Bislimi e quajti aktivitetin e sotëm të PSD’së makroaksion nga një mikroparti. Kuçi e quan atë “ministër të djathtë të Qeverisë së majtë”.

Sot është shënuar dita me reagime ironizuese nga PSD dhe Lëvizja Vetëvendosje. Fillimisht PSD’ja doli me aktivitet në shesh, përmes së cilit thanë se po ia japin emrin çmimit Nobel për Ekonomi “Besnik Bislimi”, pas një postimi të tij për uljen e papunësisë në Kosovë.

Bislimi më pas tha se ky është një aksion që duhet respektuar, pasi sipas tij, po vjen nga një parti e vogël e pa resurse.

Kuçi ndërkaq thotë se Bislimi nuk është njohës i të gjitha partive, edhe pse i ka shkruar programin një partie të majtë. Zëdhënësja e PSD’së, sic duket, ka aluduar në përvojën që ministri i Qeverisë Kurti ka pasur dikur me AKR’në e Behgjet Pacollit.

Shkrimi i plotë i Natyra Kuçit:

Pasi mori “Çmimin Besnik Bislimi për Ekonomi”, Besnik Bislimi i jep zor për të folur edhe mbi organizimin e partive në Kosovë dhe resurset e tyre.

Por, Besniku po ngatërrohet. Fakti që ministri i djathtë i një partie të majtë ka shkruar program për disa mijëra euro të një partie të djathtë, kjo nuk e bën njohës të të gjithē partive. Madje as të AKR’së në këtë rast. Sepse këtij i kanë interesuar vetëm mijëra eurot që mori.

Besniku i do numrat. Është kalkulant. Madje edhe kur s’bëhet fjalë për numra. Kalkulon mirë. Është i aftë edhe të jep dorëheqje nga një post publik që të mos e ngacmojë interesin e rehatinë personale. Siç bëri kur ishte deputet.

Dhe po, Besniku, ky besnik i interesit personal, është shndërruar në Baki Kelanin e qeverisë që luan me shifra siç do shefi i tij. Por, me gjasë kaq mund të bëjë dikush që gjithë jetën është tërhequr nga hunda.

Related posts

Sot nga ora 21:00 kërkohet të lëshohet kënga e marshit të UÇK’së si protestë ndaj këshilltarit të Kurtit

dardanianews

Reagon ashpër Vjosa Osmani: Tregtarët e kufijve po shpifin ndaj babait tim, do t’i padis të gjithë

dardanianews

KENl ende Nokia 3310, kompania kërkon tia riktheni, ja sa ju shpërbIen

dardanianews