16.9 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Djali i të dyshuarës ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë

Djali i Nazmije Millakut, e cila dyshohet se vrau kunatin e saj ditë më parë në lagjen ”Kodra e Trimave”, ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë lidhur me raportet në familje, të cilat rezultuan me pasoja fatale.

Ai në rrëfimin e tij ka thënë se xhaxhai i tij tashmë i ndjerë, asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën e tij, siç kishte deklaruar ajo në Prokurori.

”Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin me axhin e kemi pasë të shkëlqyer”.

”Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndje si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë”.

”Ma herët kemi jetu bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pi bashkë me të”.

“Ai e ka pa që zhurmat që janë kriju nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit”.

Ju s’e keni dëshmuar ndonjëherë ndonjë konflikt verbal të axhës me nënën tuaj?

”Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënu nanën tem. Mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentu me sulmu fizikisht nanën tem”.

Related posts

Finlandezët po stërviten për një luftë të mundshme me Rusinë

dardanianews

Kjo është shifra e parave që janë mbledhur nga diaspora

dardanianews

Presidenti Trump e uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

dardanianews