July 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

“Do të derdhet gjaku rus, po i kthejmë formacionet tona”, çfarë tha Prigozhin pasi pranoi planin e deeskalimit

Mediat perëndimore pak më parë raportuan se pas bisedimeve të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka pranuar një propozim për të “ndaluar lëvizjen e personave të armatosur të Wagner në territorin e Rusisë dhe për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të ulur tensionet”, tha zyra e presidentit, me raportime të ngjashme në mediat ruse të lajmeve.

Me deklaratë ka dalë edhe vetë Prigozhin, i cili tha se po largohen në drejtim të kundërt, sipas planit, duke thënë se këtë po e bëjnë duke e ditur se “do të derdhet gjaku rus”.

“Ata donin të shpërndanin Wagnerin. Ne u nisëm më 23 qershor për “Marshimin e Drejtësisë”. Brenda një dite marshuam vetëm 200 km larg Moskës. Gjatë kësaj kohe, ne nuk kemi derdhur asnjë pikë të vetme gjaku të luftëtarëve tanë. Tani është momenti kur mund të derdhet gjak. Duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se do të derdhet gjaku rus, ne po i kthejmë formacionet tona dhe po largohemi në drejtim të kundërt, në kampet tona fushore, sipas planit”.

AP konfirmon se kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin po ndalon mercenarët e tij disa momente pasi presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se ai ndërmjetësoi një marrëveshje de-përshkallëzimi, raporton Gazeta Express.

 

 

Related posts

Nga sot, testin për koronavirus mund ta bëni në laboratore private: Këto janë çmimet

dardanianews

“‘Kali i Trojës’ së UÇK-së”/ Vjen edhe një reagim i ashpër për Xhavit Halitin, i përmendet SHIK-u, Fatos Nano, Rogneri, 3%-shi etj..

dardanianews

Kandiq: Dekorimi i Handkes është nisje e luftës ndaj rajonit dhe neve që bartim turpin e gjenocidit dhe krimeve që kreu Serbia

dardanianews