21.1 C
New York
October 9, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

‘Do të shkoja kush e di se ku, vetëm për ta parë,’ Gjyshja e Malit flet për mallin për ta parë nipin

Rrugëtimi i Malit në Big Brother VIP Albania nuk po kalon pa zhurmë. Ndonëse ai ka spikatur për kulturën dhe artikulimin e tij, fundjava e fundit e vuri përballë një drame familjare që prej vitesh është bërë publike. Pas refuzimit që artisti i bëri kërkesës së babait për takim, reagimet e publikut kanë qenë të shumta dhe të ndara.
Në mes të kësaj situate, ka folur për herë të parë gjyshja e Malit, Metije Retkoceri për Prive By Liberta Spahiu.
Përmes një rrëfimi plot ndjenjë, ajo tregoi se dhimbja më e madhe mbetet distanca, pasi ka mbi shtatë vite pa i parë nipërit dhe mbesat e saj.
“Do të shkoja kush e di se ku vetëm për ta parë,” u shpreh ajo, duke treguar gatishmërinë për çdo sakrificë vetëm për një çast pranë nipit. Pavarësisht raporteve të krisura brenda familjes, Gjyshja Metije ka një dëshirë për Malin: që ai të dalë fitues i këtij edicioni të BBVA.
Ndiqni intervistën e plotë në kanalin e ‘Prive By Liberta Spahiu’ në Youtube.

Related posts

Sara bën këtë veprim ndaj motrës së Drilonit

dardanianews

Alaudini jep lajmin e fundit nga Big Brother Vip Kosova

adminkosova

Xhensila publikon video nga një fotosesion, tregon trupin mjaft seksi

dardanianews