September 23, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne,” Alesia Balliu i përgjigjet Berishës: Pensionist politik non-grata! Nuk ke as burrëri e as turp

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu, një nga kandidatet për kreun e PD-së, së cilës iu ‘mbyll dera’, thotë se Berisha nuk ka as burrëri e as turp në turin e tij të thashethemeve me qëllim, mohimin e kontributit të demokratëve.

“Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne! Sali Berisha ka nisur edhe sot të njëjtën valë sulmesh dhe të pavërtetash ndaj demokratëve. Një pensionist politik, i shpallur “non grata”, që vijon turin e thashethemeve dhe mashtrimeve për të zbehur dhe mohuar kontributin tonë në çdo cep të Shqipërisë. Në Dibër të moçmit thonë “Mashtrimi ta ul burrnine’, turpi ta nxin faqen.” E sot, Sali, ti nuk ke më as burrëri e as turp — dhe këtë po e kuptojnë çdo ditë e më shumë demokratët dhe shqiptarët” shkruan Balliu në Facebook.

Related posts

1980/Kur Ibrahim Rugova kërkonte vizë dhe regjimi enverist e konsideronte “armik”

dardanianews

Intrigat kundër emrit dhe veprës së heroit Sali Çekaj.

dardanianews

Humbja me Shqipërinë, trajneri Serbisë merr vendimin e papritur

dardanianews