22.7 C
New York
June 22, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Drama e çiftit në motelin ‘Royal’: 19-vjeçarja i kërkoi 500 euro të dashurit për t’ia kthyer ‘Rolexin’ që ia vodhi

Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur në motelin ‘Royal’ ku e dyshuara 19-vjeçare kishte shkuar bashkë me viktimën 25-vjeçar gjoja se për të kaluar kohë së bashku, edhe pse gjithçka dyshohet se ishte planifikuar paraprakisht.

Bazuar në informacionet e para, vajza e dyshuar ia kishte vjedhur të dashurit një orë të markës ‘Rolex’ që kapte vlerën e rreth 20 mijë eurove dhe më pas janë larguar nga moteli.

Por, pasi u zbulua se çfarë ka ndodhur, vajza i vendosi një kusht viktimës në mënyrë që t’ia kthejë orën që ia vodhi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se e dyshuara i kërkonte atij 500 euro para të gatshme në këmbim të kthimit të orës mijëra euroshe. Në gjithë këtë rast, vajzës dyshohet se i ndihmoi një 23-vjeçar.

Plani për ta bërë këmbimin e parave me orën u bë nga të dy, por që i dyshuari fillimisht u kap në flagrancë.

Arrestimi i tij çoi në identifikimin edhe të vajzës së dyshuar dhe si rezultat u sigurua prezenca e saj nga Policia.

Dy të dyshuarit përfunduan në ndalim policor me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa ora e vjedhur i është kthyer viktimës.

Lidhur me këtë rast, personat e dyshuar do të hetohen për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Detyrimi”.

/GazetaSinjali/

Related posts

E rrallë/ Lind dhia me fytyrë njeriu dhe me dy këmbë

dardanianews

Jep dorëheqje shefi i urgjencës në Gjilan, flet për një “super-skandal”

dardanianews

“Me mua ki shumë kujdes”, Turqia vendim të beftë! “I dërgon ushtarët Izraelit”! Përmbysje e madhe

dardanianews