2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Drashkoviq: Në vend të sanksioneve, t’i kërkojnë Serbisë hapjen e dosjeve të UDBA-s

Në një intervistë për “The Geopost,” shkrimtari dhe diplomati serb, Vuk Drashkoviq, propozon se për të konfrontuar me të vërtetën, Serbia duhet të hapë dosjet sekrete të shërbimit të njohur si UDBA. Ai argumenton se sanksionet ekonomike dhe politike ndaj Serbisë nuk do të ndikojnë ndryshe në qeverinë dhe regjimin serb, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme.

Pra, hapja e dosjeve të shërbimit famëkeq UDBA, duhet t’i kërkohet Serbisë ne vend të çdo sanksioni ekonomik dhe politik nga ndërkombëtarët ka propozuar shkrimtari dhe diplomati serb, Vuk Drashkoviq, në një intervistë për “The Geopost”.

“Nëse ka të tilla (sanksione), do të jenë shumë sipërfaqësore dhe simbolike, qeveria dhe regjimi as që do të shqetësohen”, potencon Drashkoviq, për sanksionet e paralajmëruara ndaj Serbisë për shkak të sulmit terrorist në Banjskë të Zvecanit, më 24 shtator.

Në këtë intervistë ai shpjegon se njerëzit në Serbi janë pengje të UDBA-së dhe se “hidra e tmerrshme që është fjalë për fjalë në çdo pore të jetës në Serbi”, dhe se atje ka shumë njerëz që janë pro luftës dhe se janë që nga të dehurit në rrugë, shkrimtarë, këngëtarët e deri në sallonet e Akademisë së Shkencave.

Drashkoviq thekson se në mesin e elitës politike serbe ka një garë se kush i pëlqen më shumë Putini apo kush i pëlqen më shumë Putinit. E kur është fjala për qëndrimin e Perëndimit ndaj Serbisë, Drashkoviq thekson se nuk është vetëm qëndrimi i tyre ndaj Serbisë, por ndaj asaj që po ndodh në Bosnje dhe Mal të Zi.

“Në përgjithësi, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mendoj se Perëndimi është duke ndjekur fjalë për fjalë politikën e Neville Chamberlain të viteve 1936/1937, se politika e qetësimit, dmth”, ka shtuar ai.

Related posts

(Video): Ndodh mrekullia: Djali 10-vjeçar shpëtohet pas tetë orësh i bllokuar në kamionin e plehrave

dardanianews

Vdes mjeku i njohur kosovar, Prof. Dr. Isuf Dedushaj

dardanianews

Dritan Shakohoxha në prag divorci, nis bashkëjetesën me moderatoren e famshme

dardanianews