8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Drejt zgjedhjeve, Kurti mbrëmë shtroi darkë edhe për Guxo dhe Alternativën

Mbrëmë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati një darkë pune me bashkëdrejtuesit e Partisë Guxo, njëherësh zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, si dhe Kryetaren e Alternativës dhe njëherësh Kryetaren e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila.

Gjatë darkës u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet aktuale, arritjet dhe sfidat e përmbushjes së agjendës legjislative si dhe planet për të ardhmen, me fokus në agjendën legjislative në interes shtetëror dhe përtej vijave ndarëse politike.

Në takim u trajtuan edhe kërkesat dhe qëndrimet e opozitës aktuale në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin zgjedhor.

Aty u theksua se duke qenë se legjislativi dhe qeverisja kanë arritur në vitin e katërt të mandatit, është e kuptueshme se procesi zgjedhor është çështje e muajve, por që dakordimi për hapat e mëtutjeshëm duhet të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës si dhe harmonizimin e plotë të kërkesës së partive opozitare karshi pozitës në Kuvend. Vetëm atëherë mund të trajtohen seriozisht nismat për diskutime të procesit të ri zgjedhor.

Në cilindo skenar, partnerët e koalicionit qeverisës, u shprehën të gatshëm dhe tërësisht të bindur se vlerat e kultivuara të demokracisë dhe progresi i deritanishëm i Qeverisë do të vazhdojë bashkë me përcaktimin tonë për shtet demokratik të zhvilluar, me sundim të rendit dhe ligjit dhe për integrim në strukturat veri atlantike.

Related posts

Deputeti i VV – Haradinajt: Vëllau im s’u punësua por u emërua, ka trefishin e diplomave tuaja të blera

dardanianews

Ky është armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës

dardanianews

Këta janë qindra kosovarët që punonin për Milicinë serbe gjatë luftës (EMER, MBIEMER)

dardanianews