7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Drejtësi e kapur, veteranë të rrejshëm!

Të gjithë të akuzuarit për rastin e njohur në opinion si “Veteranët” janë shpallur të pafajshëm të martën nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Përmes një komunikate, Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ata janë liruar nga akuza pasi që, “Gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale e Kosovës në vitin 2018, kishte ngritur aktakuzë, të cilën e kishte dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në këtë rast, të akuzuar ishin ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, më pas Faik Fazliu, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Ish-prokurori i cili kishte hetuar listat e veteranëve të UÇK-së, Elez Blakaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas lirimit nga akuza të 12 të akuzuarve për fryrjen e listave të veteranëve.

Elezaj ka shkruar se “ashtu siç pritej edhe ndodhi”, duke thënë se në këtë proces gjyqësor publiku nuk ka parë e dëgjuar as 1% të provave materiale, sipas tij, duke e deformuar qëllimisht dhe në vazhdimësi rastin.

Ndërsa, analistët konsiderojnë se vendimi i gjykatës, i cili i shpalli të pafajshëm të akuzuarit në rastin “Veteranët”, ishte i pritshëm për shkak të ndikimit të politikës në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ata madje thonë se çdo vendim tjetër, pos lirimit, do të ishte befasi, kështu që për deklaratën e ish prokurorit Blakaj, shprehen se qëndron plotësisht.

“Pra, më kështu nuk shkon si deri më tash, askush nuk jep përgjegjësi për miliona para që kanë shkuar për veteranët e pa qenë dhe tash askush nuk përgjigjet për këtë çështje. Pra, ka mungesë totalisht për paratë e humbura dhe kotë dhe demet që i kanë bërë buxhetit shtetëror”, tha ai.

Mehmeti: Vendim skandaloz, drejtësia është e kapur!

Image

Faton Mehmeti

FOTO GALERI

E, analisti tjetër politik, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, këtë vendim e ka quajtur si skandaloz.

Ai shprehet se edhe vet të akuzuarit e kanë pranuar se listat kanë qenë të fryra.

“Çdo vendim tjetër, pos lirimit, do të ishte befasi, kështu që deklarata e ish prokurorit Blakaj qëndron plotësisht. Edhe pse është vendim skandaloz, në sensin që edhe vet të akuzuarit e pranonin se listat janë fryra, e kush mund t’i frynte listat përveç atyre që kanë qenë në krye të këtij procesi”, ka thënë analisti Mehmeti.

Krejt në fund, ai potencon se ky vendim i gjykatës, është një dëshmi se drejtësia në vendin tonë është e kapur.

Pra, vet të akuzuarit e pranojnë se ka pasur manipulime, dhe gjykata i liron si të pafajshëm. Kjo dëshmon se drejtësia është e kapur, nevojitet reformë e thellë për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e politikës. Vendim i pritshëm, por skandaloz, ky i gjykatës”, ka deklaruar analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Related posts

Lajmi i fundit: Avokati Halilaj thotë se i është bërë atentat: Kam plagë në trup, më gjuajtën për të më vrarë

dardanianews

Pamje brenda pishinës më të thellë në botë që kushton 200 milionë euro

dardanianews

“Marrëveshja sekrete e Thaçit”, vjen lajmi i keq për presidentin

dardanianews