21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Dritan Abazoviq dekorohet me çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës” nga Erion Veliaj

Zëvendëskryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këtë të martë është dekoruar nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.


Abazoviq nga Veliaj u dekorua me çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, teksa bëhet edhe personi i parë nga Mali i Zi që merr këtë çmim.

Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, ka shkruar Abazoviq krahas fotografisë me Veliajn.

Ndërsa Qeveria e Malit të Zi nëpërmjet një cicërime thotë se Abazoviq vuri në dukje se ky çmim duhet të hapë zemrat e qytetarëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Sot, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq iu dha Çelësi i Qytetit të Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj. Abazoviq vuri në dukje se Çelësi simbolik i Qytetit të Tiranës duhet të hapë zemrat e qytetarëve të dy vendeve”, thuhet njoftimin e Qeverisë të bërë publik në Twitter.

Dr Dritan Abazovic
@DritanAbazovic
Pripala mi je čast što sam prvi čovjek iz Crne Gore koji je dobio nagradu Ključ grada Tirane. Hvala @erionveliaj Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin Çelësi i Qytetit të Tiranës. Faleminderit @erionveliaj

Image

Related posts

Ushtria ukrainase vret dy grekë, dy të tjerë plagosen rëndë

dardanianews

Skandal! Dalin fotografitë intime të zyrtares serbe, ia kishte dërguar nga zyra një ministri

dardanianews

Është konfirmuar se Eriksen përjetoi arrest kardiak – definicioni, simptomat dhe shkaktarët

dardanianews