23.5 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Dy vite pas BBVK, e papritura ndodh mes Lumit e Albës

Lumbardh Salihu dhe Alba Vukaj ishin padyshim ‘kryefjala’ e dinamikave rozë në Big Brother VIP Kosova 2, edhe pse historia e tyre nuk pati kurrë një fund të lumtur romantik.

Saga e fituesit të edicionit, i cili nuk i fshihte ndjenjat, përballë refuzimit të prerë të bukuroshes shkodrane, u duk se u mbyll përfundimisht pas finales.

Që prej atëherë, raportet mes tyre kanë qenë inekzistente, duke lënë të kuptohet se secili kishte vazhduar në drejtime të ndryshme.

Por, orët e fundit, ndjekësit e vëmendshëm kanë kapur një detaj që nuk pritej: Lumbardhi dhe Alba i kanë bërë “follow” njëri-tjetrit në Instagram.

Ky afrim virtual ndezi menjëherë rrjetin, me pyetjen se çfarë po ndodh mes të dyve dhe a ka vend për ndonjë rikthim historie?

Megjithatë, burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu zbulojnë ekskluzivisht se kjo  “paqe” nuk ka prapavijë romantike, por është strikt profesionale.

Mësohet se dyshja janë bërë bashkë për një projekt të rëndësishëm xhirimesh për platformën gjigante, MetDaan.

Pas një kohe të gjatë distancë, Alba dhe Lumbardhi kanë lënë pas të shkuarën e reality show-t për t’u bashkuar në sheshxhirim si profesionistë të vërtetë.

Mbetet për t’u parë se çfarë po gatuajnë saktësisht për MetDaan, por një gjë është e sigurt: ata ditën se si ta rrëmbejnë vëmendjen! /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t’u futur në Big Brother VIP Kosova

dardanianews

“Nëna jeton tek shtëpia e axhës, Violetë Kukaj e ka qit në rrugë”, ish-kunata me akuza të rënda ndaj këngëtares

dardanianews

Ilnisa më në fund tregon se si e priti vajza lidhjen e saj me Meritonin

dardanianews