February 12, 2026
DardaniaNews
LajmeSociale

E bija 12 vjeçe me leuçemi, babai i pikëlluar endet natën: Ah moj vajza ime, si erdhi kjo ditë kështu…

Kur dielli perëndon dhe bie nata, Ardiani del nga dyert e spitalit me sytë nga pas… në njërën prej dhomave ndodhet e bija Albjona, prekur nga kanceri i gjakut (leuçemi agresive).

Ditët për këtë baba janë bërë të errëta si netët, kohë kur ai bën ecejake dhe qan me lot… qan prej netësh, ndërsa ditën shikon i pafuqishëm sesi e bija pëson hemorragji prej sëmundjes. Ky baba nuk ka asnjë mundësi ekonomike që ta shpëtojë vajzën nga kjo sëmundje e rëndë, që po ia merr evladin dalëngadalë.

Rrëfimi i tij është thellësisht i dhimbshëm. Me lotët që nuk i ndalojnë për asnjë moment, ai pyet veten sesi erdhi kjo ditë e errët për evladin.

“Ah moj vajzë, si na ra kjo bombë… si na ra kështu papritur…kurrë nuk e kishim menduar. Si erdhi kjo ditë kështu… (qan). Duke ndenjur gjithë natën nëpër stola të spitalit. Asnjë shpresë…(qan me dënesë) Baba këtu do të presë, derisa të dalësh”-thotë Ardiani mes lotëve.

Familja Bibaj nga Postriba e Shkodrës, jeton në kushte të vështira dhe nuk ka asnjë mundësi ekonomike. Ardiani punon ku të mundet punë krahu, ndërsa e shoqja në bujqësi. Prindër të dy fëmijëve, familja Bibaj është tronditur nga sëmundja e vajzës së vogël, Albjonës. 12 vjeçarja duhet të niset urgjentisht për kurim jashtë shtetit, pasi në atdhe shanset për të po shuhen. Familja u lutet kujtdo shqiptari zemërmirë që ka mundësi të dhurojë për Albjonën, të dhurojë për t’i ofruar një shans për jetën një vajze 12 vjeçe.

 

Related posts

Shpërthime në Teheran, Izraeli thotë se ka nisur një sulm parandalues ndaj Iranit

dardanianews

Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

dardanianews

Dalin fotografitë e ushtarëve amerikanë pas stacionimit në pjesën veriore

dardanianews