28.2 C
New York
June 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

U.d e Presidentit thotë se do të shfuqizohet dekreti që e bëri djalin e Haxhi Shalës konsull

Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.
Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen.

Related posts

Biden: Amerikanët nuk duhet të kenë frikë nga lufta bërthamore

dardanianews

Milaim Zeka: Albin Kurti është takuar me Gjykatën Speciale në Prishtinë!

dardanianews

Tronditëse: Ja bëra mirë! Aspak i penduar, ja pse e vrava, del deshmia vrasesit te Martinit

dardanianews