- n e martesës
- Ancelotti: “Asensio nuk është i lumtur? Keq nëse do të ishte i lumtur”
- E dhimbshme: Babai mitrovicas do ia dhurojë veshkën djalit, por i duhen 23 mijë euro për operacion
- 2 mijë e 912 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë
- Policia e Kosovës demanton mediat serbe: Në operacionin në veri ka të përfshirë vetëm policë të Kosovës
- 7 karakteristikat e njerëzve të pjekur
E dhimbshme: Babai mitrovicas do ia dhurojë veshkën djalit, por i duhen 23 mijë euro për operacion
21 Shtator 2021 23:41
I riu mitrovicas, Berat Sefedini, vuan nga një sëmundje e veshkës dhe operimi, i cili do të kryhet në Turqi, do t’i kushtojë 23 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Babai i tij, i cili do ia dhurojë veshkën të birit, thotë se familja nuk ka mundësi që të mbulojë shpenzimet e transplantimit të veshkës.
Andaj, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i mbledhur paratë e nevojshme.
“Me zemër të thyer, ju lutemi që kushdo që ka mundësi të kontribuojë sado pak, për ta shpëtuar vëllain tonë”, thuhet në postimin e familjarit të tij.
Të dhënat për të ofruar ndihmë financiare i gjeni më poshtë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Nuk mund ta përshkruajmë me fjalë sa të vështirë e kemi ta bëjmë këtë thirrje publike, por nuk kemi rrugë tjetër, për ta shpëtuar vëllain tonë Beratin i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.

Vëllau ynë i dashtur Berati, 35 vjeçar, vuan nga një sëmundje e veshkës. Baba i Beratit do ta dhurojë veshkën e tij për të birin, por operimi për transplantimin e veshkës duhet të kryhet në Turqi, pasi që nuk mund të kryhet në Kosovë.
Çmimi i operacionit është 23 000€, të cilën ne si familjarë nuk kemi mundësi ta mbulojmë.
Prandaj, me zemër të thyer, ju lutemi që kushdo që ka mundësi të kontribuojë sado pak, për ta shpëtuar vëllain tonë.
E dimë se ne s’do të mund t’ua kthejmë kurrë, por do të lutemi gjithë jetën tonë që All-llahu t’ua shpërblejë me të mirat e tij kontributin tuaj.
Secilin donacion mund ta dërgoni në të dhënat e bashkangjitura më poshtë.
XK051305003600572811 – BPB
Nga thellësia e shpirtit, FALEMINDERIT!/Gazeta Sinjali/