24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

Lajmi fundit! Joe Biden tërhiqet nga gara

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe vendit”.

Ky njoftim vjen katër muaj para se amerikanët të shkojnë në votime, duke ndryshuar garën për Shtëpinë e Bardhë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Ky vendim vjen pas javësh me presion të madh nga demokratët e tjerë pas një performancë të dobët në debatin kundër republikanit Donald Trump në fund të qershorit.

Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president.

“Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe vendit që të largohem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”.

Ai tha në deklaratën e tij se do t’i drejtohet kombit për këtë çështje javën e ardhshme.

Presidenti Biden falënderoi Zëvendës Presidenten Kamala Harris, duke thënë se ajo ishte një “partnere e jashtëzakonshme”.

Related posts

S’ka marrëveshje në Alaskë, Trump e Putin flasin për progres – tash do të pyeten NATO, Evropa dhe Ukraina – çfarë u tha në konferencë

dardanianews

Milaim Zeka: Albin, çoi në burg këta persona, një pyetje për Kadri Veselin…

dardanianews

Reagon ashpër një komisionere: Po votojnë kah 3-4 herë, anuloni zgjedhjet në këtë vendvotim

dardanianews