1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E dhimbshme: Ky është i riu nga Vitia që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kllokot

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas menatës në rrugën Kllokot – Viti, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente, të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Sinjali mëson se i riu që humbi jetën në këtë aksident është Besnik Kurteshi nga Vitia.

Sipas informacioneve të para, Kurteshi ishte pasagjer në një veturë e cila u vetaksidentua rreth orës 01:15 mëngjesin e hershëm të së premtes.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i veturës i cili ka mbetur i lënduar është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Shoferi i veturës ka humbur kontrollin, me ç’rast ka dalë jashtë rrugës dhe vetura është rrotulluar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq shoferi i veturës do të dërgohet në mbajtje.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Related posts

Skandaloze, dyshime se 11 vjeçarja u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, nuk u arrestua askush

dardanianews

Trajkoviq: U arrestuan zyrtarët e Radoiçiqit, Kosova po i ndjek kriminelët

dardanianews

Kandidati i VV-së ankohet për votat e diasporës, thotë se i janë zhdukur

dardanianews