7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kandidati i VV-së ankohet për votat e diasporës, thotë se i janë zhdukur

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Liri Loshi, ka kërkuar rinumërim të votave, teksa ka ngritur dyshime për, siç e cilëson ai, zhdukje votash, pas numërimit të votave nga diaspora.

Loshi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se ka pritur afro 3000 vota nga mërgata, por i mori vetëm 314 sosh, përkundër se vinte si kandidat nga diaspora.

Përveç tjerash, ai ka publikuar edhe një fotografi ku iu është ofruar blerja e votave për 500 euro.

“Më heret kam pas shkruar se dikush më kishte ofruar 500 vota në këmbim të 500 eurove, gjë që e kam refuzuar, por që do ta bëj publike tani duke e sjellë një screenshot të asaj oferte në inbox. Nuk e di a ishte person i vërtetë, apo profil i rrejshëm. Kjo është çështje për organet kompetente”, thuhet në postim.

 

 

Related posts

Vdiq duke luajtur futboll, sot varroset mjeku nga Gjilani

dardanianews

Aty ku askujt nuk i shkonte në mend, “Spiuni” nga Moska zbulon planin e arratisjes së Putin nëse humb luftën

dardanianews

Rrëfehet i riu që iu ngjit dora nga mjekët e QKUK-së

dardanianews