21.6 C
New York
June 2, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

E etiketojnë si ‘modele’, reagon ‘ashpër’ gruaja e re e Feros!

Ish reperi Fero është bërë sërish temë diskutimi pasi së fundmi u martua për herë të dytë.

Ani pse gruan e re Nitën, ai e mbajti të fshehur nga syri i publikut, Prive By Liberta Spahiu zbuloi ekskluzivisht profilin e saj, e më pas reperi nuk ndaloi së shfaquri bashkë me të në mediat sociale.

Së fundmi Nita ka reaguar karshi komenteve dhe postimeve në mediat sociale, ku është etiketuar si modele, marrë shkas angazhimet e saj të mëhershme.

Megjithatë duket se Nita nuk e ka fort në qejf të njihet si modele – kështu të paktën lë të kuptojë një reagim i saj i fundit.

Ndiqeni të plotë mëposhtë:

Nuk e di pse po shoh “modele” në çdo postim të bërë për mua, kur hera e fundit që qëndrova para një kamere isha 18 vjeç në London Fashion Week, e nisa si 15 vjeçe dhe fatmirësisht e kisha gjithmonë familjen time kudo që shkoja me vete.

Më pëlqente modelingu kur isha adoleshente, por kisha prioritete.

Më pas fillova karrierën time akademike duke studiuar Drejtësi në UCD dhe m’u dha mundësia të bëj një praktikë me Dillon Eustace dhe më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ku vendosa të anoja drejt Diplomacisë.

Aktualisht jam në semestrin e fundit të universitetit dhe anëtare e LIE dhe marr pjesë në ngjarjet e tyre dhe përfaqësoj Kosovën.

Duke parë punën diplomatike të nënës sime në Irlandë dhe duke ndjekur gjurmët e saj më bëri të vlerësoja se sa larg kemi arritur të gjithë dhe sa e bekuar kam qenë që jam dëshmitare e etikës së punës dhe forcës që prindërit e mi kanë treguar gjithmonë./Prive By Liberta Spahiu

 

Related posts

“Mihrija më e zonja në kuzhinë apo në shtrat?”, përgjigjet Naimi

dardanianews

Një kthim magjik – Parashqevi Simaku sonte do të përshëndesë për herë të parë Festivalin e Këngës

dardanianews

Kështu dukej Anita para se të njihej me Ramushin

dardanianews