23.5 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Livia futet në shtëpinë e BBVA – reagimi i Gjestit epik/VIDEO

Mëngjesi i së premtes ka nisur ndryshe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, me një sfidë që ka testuar durimin e banorëve.

Këtë herë, ata janë detyruar të qëndrojnë të qetë dhe të mos reagojnë, kur në shtëpi u fut ish-banorja e njohur Livia Brunga.

Livia, e cila deri para pak javësh kishte bashkëjetuar me banorët, bëri një surprizë për ta. Ajo hyri në shtëpi në mëngjes dhe shkoi t’i zgjonte banorët, duke krijuar një moment tensioni dhe emocioni, pasi ata duhej të mos shprehnin asnjë reagim, pavarësisht se sa e papritur ishte kjo vizitë.

Banorët e shtëpisë, të angazhuar në sfidën e mosreagimit, ia dolën të qëndrojnë të qetë dhe të kontrolluar, përveç Rozanës, e cila nuk mundi ta fshehë emocionin.

Kjo sfidë e re i ka shtuar një tjetër dimension dinamizmit dhe marrëdhënieve ndërmjet banorëve të “Big Brother VIP Albania 4”, duke treguar se ndonëse janë të mbyllur në një hapësirë të caktuar, emocionet dhe lidhjet e krijuara janë shumë të vërteta dhe thelbësore.

Related posts

Pas ndarjes me Patrisin, ky është raporti i Santit me Robertin

dardanianews

Fillon Big Brother Vip Kosova, në këtë link mund ta ndiqni live

dardanianews

Arbenita lë pa fjalë, dhurata nga “sheiku” për ditëlindje kap shifrën marramendëse!

dardanianews