22.3 C
New York
August 28, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajmi i fundit

E fundit: qeveria nuk e përkrah tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti

Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti. Ky vendim u morë në kuadër të mbledhjes së 70-të të ekzekutivit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se tërheqja e parave nga Trustit nuk ndihmon kategoritë në nevojë të qytetarëve.

“Qeveria ka dhënë mendimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, që nuk e përkrahë këtë nismë legjislative të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është afër qytetarëve, për të ndihmuar përmes rishpërndarjes, rritjes së punësimit, rritjes së mbështetjes në skemat sociale, për fëmijët, gratë dhe të rinjtë, si dhe për fermerët e ndërmarrësinë e vogël e të mesme”.

“Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, thuhet në njoftim.

Related posts

Ndihma në luftë, ekspozitë për kontributin e Shqipërisë (VIDEO)

dardanianews

Endri Shabani: Avni Rustemi vrasës me pagesë, t’i hiqet emri nga sheshi në Tiranë

dardanianews

TRAGJIKE: Kjo është mosha e gruas së vrarë para pak minutash tek furra “Qerimi” në Prishtinë

dardanianews