October 29, 2025
DardaniaNews
Showbiz

‘E ke tepruar’, Meritoni mesazh direkt ish-gruas

Meriton Mjekiqi, ish-finalist i Big Brother Vip 3 Albania, ishte i ftuar mbrëmë në “Goca dhe Gra” në Top Channel ku tha se ka humbur çdo kontakt me djalin e tij.

Moderatori tregoi sesa shumë i mungon djali, ndërsa iu drejtua me një mesazh edhe ish-partneres së tij.

“Problemet e mia vazhdojnë me nënë e djalit. Ka humbur çdo kontakt, nuk kam kontakt për me e dit si e kam djalin. Djali ka bo 7 vjet, më mungon, deri më fund kam me kërku djalin. Besoj se gjyqet do vazhdojnë, do i përgjigjem deri në fund.

Faji që jemi nda, do të thotë që s’kemi shkuar mirë për njëri tjetrin. Por të drejtën e djalin nuk mundesh me ma mohu. Nëse sheh intervistën, mjaftueshëm e ka tepruar këtë situatë. Ajo po e shfrytëzon një situatë qe kemi.

Djali im është autik dhe forma e tij për të komunikuar është shumë më e vështirë. Duke shfrytëzuar ajo këtë situatë, luan me veten duke më lënduar mua se ndoshta aty e gjen forcën. Ka një limit. Nuk e kam takuar fare, nuk ma ka dhënë mundësinë.

Kur ta takoj do ia them të vërtetën time, ai rritet në një të vërtetë por besoj se do e kuptoj edhe të vërtetën time. Jam falënderues për çdo gjë, është një nënë e shkëlqyeshme, por në raport Loart-meriton, ka abuzuar deri në maksimum”-u shpreh Meritoni.

Related posts

“Meshkujt po zhvishen dhe ndërrohen në sy të vajzave”, aktorja Egla Ceno shpreh shqetësimin e saj në spektaklin e BBVA

dardanianews

Edona James: Kam kryer marrëdhënie shumë në jetën time, tani nuk dua të bëj me çdokë

dardanianews

Sara zhvendoset me vajzën në Gjermani, mamaja e Ledrit i ‘hedh benzinë zjarrit’

dardanianews