February 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmi i fundit

E konfirmuar: Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjilan.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Hashani tha se një person i njohur për policinë është i dyshuar lidhur me rastin në fjalë.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “ . Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, deklaroi ai.

Kujtojmë se Klankosova.tv ka raportuar e para në lidhje me këtë ngjarje tragjike.

Related posts

Hero i liqenit të Shkodrës! Arben Alamani shpëton turistët dhe mbytet vetë

dardanianews

Pejani incizon marrëdhëniet seksuale me partneren dhe ia shpërndan videot, përfundon në pranga

dardanianews

59 vjeçari që vdiq nga COVID19 ishte mësimdhënës dhe aktivist i LDK-së

dardanianews