28.2 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, me të ishte një vajzë 27 vjeçe

Një person është gjetur pa shenja jete para rreth gjysmë ore në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Siç raporton me burime Sinjali, viktima është i moshës 65-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajzë të moshës rreth 27-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.

Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Related posts

Tragjedi në Gjakovë: E vret burrin e kushërirës, e plagos atë dhe djalin e saj

dardanianews

Rasti “Pronto” përfundon pa asnjë të dënuar, si erdhi deri te shpallja e 11 të akuzuarve të pafajshëm

dardanianews

Biseda telefonike – Visar Duriqi pranon të publikojë lajme me pagesë të porositura nga “agjenti rus

dardanianews