November 24, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

E rëndë: Arinjtë nxjerrin një trup nga varri në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat, raporton Klankosova.tv

Banorët e fshatit kanë bërë me dije për Klankosova.tv se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia dëmtuan kosheret e bletëve.

Rasti mori përmasa edhe më shqetësuese kur kafshët kanë vazhduar lëvizjen drejt varrezave të fshatit, duke shkatërruar një varr dhe kanë nxjerrë trupin jashtë, thonë të njëjtat burime.

Për pasojë, banorët janë tronditur dhe kanë njoftuar edhe organet e rendit.

Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar me detajet e reja nga ky incident./ Klankosova.tv

Related posts

“Game over – po iu vjen ndëshkimi”, paralajmërimi për politikanët dhe komandantët e korruptuar

dardanianews

Thirrje për vëllavrasje, ja me sa vite burg mund të dënohet Agim Bahtiri

dardanianews

Vera po merr fund? Masa të ftohta serioze drejt nesh – rrebeshe lokale e rrufe, të dielën temperaturat ulen deri në 20°C

dardanianews